Maresca i prerë: Nuk e ndërroj Cole Palmerin me askënd
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka folur me superlativa për Cole Palmer, duke hedhur poshtë çdo krahasim apo mundësi shkëmbimi me lojtarë të tjerë, përfshirë edhe Morgan Rogers.
“Nuk do ta ndërroja Cole Palmerin me Morgan Rogers. Cole është lojtari im, e dua shumë”, u shpreh Maresca.
Tekniku italian konfirmoi gjithashtu se Palmer është plotësisht i gatshëm fizikisht për të luajtur 90 minuta, pas rikthimit gradual nga ngarkesa e fundit.
“Mendoj se Cole është gati për 90 minuta. Ai luajti një orë kundër Evertonit dhe më pas mbi 70 minuta ndaj Newcastle”, shtoi Maresca.
Sa i përket zërave të merkatos që lidhnin Chelsean me Antoine Semenyo, Maresca ishte i qartë se fokusi i tij është vetëm te skuadra aktuale.
“Semenyo? Ky nuk është fokusi im. Jam i dashuruar me skuadrën që kemi tani”, përfundoi trajneri i ‘Bluve’.
Deklaratat e Marescas konfirmojnë besimin maksimal ndaj Palmerit dhe stabilitetin që Chelsea kërkon të ruajë në këtë fazë të sezonit.
Flaka
















