Trashëgimia ilire në Perandorinë Romake: “Illyricianët” dhe dëshmitë numizmatike nga Dardania

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Shkurt, 2026 20:26

Trashëgimia ilire në Perandorinë Romake: “Illyricianët” dhe dëshmitë numizmatike nga Dardania

Që nga shekujt e para të erës sonë, Iliriku ishte një nga rajonet më të rëndësishme për rekrutimin e ushtrisë romake, veçanërisht për njësitë e stacionuara përgjatë kufirit danubian. Përveç kontributit ushtarak, këto troje nxorën edhe një numër të madh perandorësh romakë me origjinë ilire, të njohur në histori si “Illyricianët”.

Këta perandorë luajtën rol kyç në stabilizimin e Perandorisë Romake gjatë krizës së shekullit III të erës sonë, duke i dhënë fund luftërave civile, duke forcuar kufijtë dhe duke rikthyer rendin politik, ekonomik dhe ushtarak. Sundimi i tyre u shtri nga mesi i shekullit III deri në gjysmën e dytë të shekullit VI.

Në mesin e figurave më të njohura me origjinë ilire dallohen Claudius II Gothicus, Aurelianus – i njohur si Restitutor Orbis, Probus, Diocletianus – reformatori i madh dhe themeluesi i Tetrarkisë, Constantinus i Madh – legalizuesi i krishterimit, si dhe Justiniani i Madh, autor i Corpus Juris Civilis dhe rindërtues i Dardanisë pas tërmetit të vitit 528.

Probus dhe dëshmitë arkeologjike nga Kosova

Perandori Probus (276–282), i lindur në Sirmium, konsiderohet një nga perandorët më të suksesshëm ilirë. Gjatë sundimit të tij të shkurtër, ai arriti të mbrojë kufijtë e Perandorisë dhe të sigurojë stabilitet të brendshëm.

Nga kjo periudhë, në territorin e Kosovës janë zbuluar disa monedha dhe një medaljon jashtëzakonisht i rrallë i perandorit Probus, i gjetur në Ulpianë. Medaljoni, i punuar në bronz dhe me reliev të lartë artistik, paraqet perandorin së bashku me hyun Jupiter dhe skena triumfi mbi gotët. Ky artefakt ishte pjesë e koleksionit të Muzeut të Kosovës, por fatkeqësisht është plaçkitur në vitin 1998.

Përveç medaljonit, janë gjetur edhe disa monedha të tipit antoninianus, të prera në punëtoritë monedhëprerëse të Siscisë, Ticinumit dhe Cyzicus-it, të cilat përbëjnë dëshmi të rëndësishme për historinë ekonomike, politike dhe ushtarake të Dardanisë romake.

Këto gjetje konfirmojnë rolin dhe ndikimin e madh të ilirëve në strukturat shtetërore të Perandorisë Romake dhe dëshmojnë lidhjen e drejtpërdrejtë të Dardanisë me zhvillimet kryesore të botës romake.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Shkurt, 2026 20:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?