Dokaz.mk shpërndan foto montazh kundër Ali Ahmetit, Flaka zbulon të vërtetën
Botuar nga Flaka
5 Shkurt, 2026 21:50
Portalet në gjuhën maqedone, përfshirë Dokaz.mk, kanë nisur një fushatë të zezë ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke publikuar foto të manipuluara me qëllim diskreditimin dhe njollosjen e figurës së tij publike.
Screenshot
Redaksia e Flaka ka siguruar fotografinë origjinale, duke dëshmuar se imazhi i shpërndarë nga këto portale është montazh. Ky veprim përbën një tentativë të qartë për përbaldje dhe cënim të reputacionit të liderit të BDI-së.
Publikimi i këtij lloji të përmbajtjes është i papranueshëm dhe shkel standardet bazë të etikës gazetareske. Publikimet e montazheve me qëllim diskreditimin e figurave publike nuk janë thjesht manipulim vizual – ato janë një sulm ndaj besueshmërisë së informacionit dhe ndaj procesit demokratik.
Redaksia e Flaka apelon për përgjegjësi mediatike dhe kujdes ndaj fushatave të tilla, duke u bërë thirrje lexuesve të verifikojnë burimet dhe të mos bien pre e manipulimeve të qëllimshme. Gazeta Flaka
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.