Rusia nuk pranon të marrë pjesë në takimin e paqes me Ukrainën në Zvicër

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Maj, 2024 09:59

Rusia nuk pranon të marrë pjesë në takimin e paqes me Ukrainën në Zvicër

Zvicra pritet të organizojë bisedime në 15-16 qershor me kërkesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Ministri i Jashtëm zvicerian Ignazio Cassis tha se mbi 100 vende do të ftohen në këtë takim.

“Vendi i parë me të cilin folëm, pas Ukrainës sigurisht, ishte Rusia, pasi një proces paqeje nuk mund të ndodhë pa Rusinë, edhe nëse nuk do të jetë e pranishme për takimin e parë”, u tha zoti Cassis gazetarëve në kryeqytetin zvicerian, Bernë.

“E dimë se nuk ka kuptim të jetë Rusia në tryezë nëse nuk mund të sigurohemi se do të veprojnë në mirëbesim”, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba gjatë një interviste të publikuar në revistën Foreign Policy.

Zoti Kuleba tha se rritja e trysnisë ndaj Rusisë në fushëbetejë dhe bashkimi i vendeve që kanë parime të njëjta do të ndihmojnë për ta bërë Moskën më të gatshme që të angazhohet në dialog.

Konferenca në fjalë është “praktikisht shansi i parë i vërtetë për të filluar rikthimin e një paqeje të drejtë”, tha presidenti ukrainas Zelenskyy gjatë fjalës së tij mbrëmjen e së enjtes.

Qeveria zviceriane tha të enjten se Rusia nuk është aktualisht ndër pjesëmarrësit në konferencë. Ajo tha se është e hapur për një përfshirje të Rusisë, por Moska ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk është e interesuar.

Sulmet vazhdojnë

Rusia e sulmoi Ukrainën dy herë të enjten. Raketat ruse goditën dhe plagosën të paktën tetë fëmijë dhe një person në moshë madhore në rajonin verilindor Kharkiv, thanë zyrtarët ukrainas. Ata shtuan se në një sulm tjetër, raketat ruse plagosën 14 persona në një zyrë postare në qytetin jugor Odesa.

Rusia ka mohuar se vendos në objektiv civilët gjatë sulmit në Ukrainë, por ajo ka goditur vazhdimisht qytetet ukrainase me dronë dhe raketa gjatë gati dy viteve.

Zyrtarët rusë thanë se pati sulme me dronë ukrainas të enjten ndaj disa rajoneve.

Rusia gjithashtu refuzoi të enjten akuzat amerikane se ka përdorur agjentë kimikë të ndaluar në Ukrainë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i quajti akuzat “të pabaza”.

Shtetet e Bashkuara e akuzuan Rusinë të mërkurën për shkelje të traktatit ndërkombëtar për ndalimin e agjentëve kimikë, duke përdorur kundër forcave ukrainase agjentin kloropicrin.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Maj, 2024 09:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?