Ademi publikon fotografi nga Tabanoci: Është hequr gjuha shqipe nga tabela shtetërore, kjo është shkelje e ligjit

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Gusht, 2026 15:14 Përditësuar

Ademi publikon fotografi nga Tabanoci: Është hequr gjuha shqipe nga tabela shtetërore, kjo është shkelje e ligjit

Zyrtari i i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar pasi publikoi një fotografi nga vendkalimi kufitar në Tabanoc, ku, sipas tij, mungon gjuha shqipe në tabelën shtetërore të sinjalizimit. Ai e cilësoi rastin si një “krim të ri gjuhësor” dhe ngriti dyshime për moszbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

“Skandal i ri në Tabanoc. Krim i ri gjuhësor. Fotografia sapo është dërguar”, shkroi Ademi, duke publikuar fotografinë ku tabela është e shkruar vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Në reagimin e tij, Ademi tha se nuk dëshiron të polemizojë me përfaqësuesit e VLEN-it, por iu drejtua qytetarëve me pyetjen nëse ligjet zbatohen njësoj për të gjithë apo vetëm kur i përshtaten pushtetit.

Ai theksoi se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është lex specialis dhe se neni 16, paragrafi 2, parasheh që në vendkalimet kufitare dhe aeroportet në rajonet ku të paktën 20 për qind e qytetarëve flasin një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes, emërtimet, mbishkrimet dhe udhërrëfyesit duhet të vendosen edhe në atë gjuhë.

Po ashtu, Ademi iu referua nenit 23, paragrafi 5, duke theksuar se në rast mospërputhjeje me ligje të tjera, organet shtetërore janë të detyruara të zbatojnë dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

“Si është e mundur që deri para formimit të kësaj qeverie tabelat në vendkalimin kufitar të ishin edhe në gjuhën shqipe, ndërsa sot nuk janë? Ligji nuk ka ndryshuar. Atëherë, a ka ndryshuar vetëm vullneti për ta zbatuar ligjin?”, pyeti Ademi.

Sipas tij, heqja e një të drejte që, siç thotë ai, është zbatuar për vite me radhë pa u ndryshuar ligji përbën shkelje të ligjit dhe diskriminim institucional.

“Nëse një e drejtë që është zbatuar për vite hiqet pa ndryshuar ligji, kemi të bëjmë me një veprim që përbën shkelje të ligjit dhe diskriminim institucional. Kur institucionet përpiqen ta arsyetojnë një gjendje të tillë, në vend që të kërkojnë zbatimin e ligjit, lind shqetësim serioz për funksionimin e shtetit ligjor”, deklaroi Ademi.

Ai përfundoi reagimin me një thirrje drejtuar qytetarëve: “Mosni, vëllezër e motra. Mosni, se nuk ia vlen.” Gazeta Flaka

431
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Gusht, 2026 15:14 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
431
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?