Ahmeti: Kanë kërkuar të më vrasin politikisht. Ore, hiqni dorë | AUDIO
Botuar nga Flaka
19 Dhjetor, 2024 22:30
Kreu integrist në takimin me qytetarët në Tetovë kujtoi edhe momente të rëndësishme. Ahmeti tha se një kohë të gjatë është bërë plan që ai të vritet politikisht.
“Ka filluar një fushatë, jo tani, por tani ka dal në sipërfaqe, e orkestruar aq bukur me vite të tëra se e keqja e këtij vendi qenka BDI dhe ai duhet varrosur dhe të vritet politikisht Ali Ahmeti. Janë mbledhur, janë ulë e kanë bërë analiza dhe diskutime dhe janë çuditur se u kemi rënë në fije (ju kemi rënë gjurmë) dhe ju shkoj në konak në Strumicë. Ore, hiqni dorë. Me politika arkaike shteti e stabiliteti nuk bëhet”, tha Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.
Ahmeti në Tetovë foli për shumë çështje, por fokusi te gjuha shqipe. Kreu integrist theksoi se gjuhën shqipe të gjithë duhet ta mbrojnë.
“Ta shqyrtojnë ligjin për gjuhën. Po ajo Marrëveshja (e Ohrit) është larë me gjak. Amerika është gjallë, BE është gjallë, dhe duhet bashkë t’i dalim zot”, tha mes tjerash Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.