Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka komentuar hapjen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nëpërmjet të çeljes së kapitullit të parë negociues.
“Lajm i jashtëzakonshëm nga Luksemburgu për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjithë rajonin e Europës juglindore.
Përgëzoj përzemërsisht të gjithë shqiptarët, Kryeministrin Edi Rama dhe gjithë ekipin që punoi palodhshëm drejt hapjes së kapitullit të parë negociues.
Uroj që Shqipëria të punojë fort në drejtim të realizimit të objektivit për anëtarësim në Bashkimin Europian në vitin 2030.
S’ka se si mos të përmend dëshpërimin që Maqedonia e veriut nuk është sot në krah të Shqipërisë për arsye të bllokimit të rrugëtimit tonë europian si pasojë e mos zbatimit të kornizës negociuese të miratuar nga Këshilli i Bashkimit Europian dhe Maqedonia e veriut”, shkruan Ahmeti në Facebook.
Ahmeti thotë se duhet bërë çmos që të sigurojmë dhe vulosim të ardhmën europiane për qytetarët tanë duke demonstruar lidership dhe përcaktim.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
15 Tetor, 2024 14:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.