Arbër Ademi: Jeton Karakamishevan, a e keni dëgjuar ndonjëherë të thotë: “UÇK-ja bëri luftë të drejtë”…

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Shtator, 2026 13:15

Arbër Ademi: Jeton Karakamishevan, a e keni dëgjuar ndonjëherë të thotë: “UÇK-ja bëri luftë të drejtë”…

Arbër Ademi: Jeton Karakamishevan, a e keni dëgjuar ndonjëherë të thotë: “UÇK-ja bëri luftë të drejtë”, “drejtuesit e UÇK-së janë të pafajshëm”, “UÇK-ja është e pastër si loti”?

“Jo. As nuk do ta dëgjoni. Nuk guxon!”, deklaron sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, duke kritikuar qëndrimet e profesoreshës universitare Tanja Karakamisheva lidhur me çështjet shqiptare dhe UÇK-në.

Sipas Ademit, në vend që të përballet me qëndrimet dhe politikat që, sipas tij, dëmtojnë shqiptarët, Karakamisheva dhe zëra të tjerë të ngjashëm merren vazhdimisht me figurat, simbolikat dhe çështjet shqiptare.

“Sepse roli i saj është të merret me gjithçka që është shqiptare, kombëtare dhe e pastër: me Ali Ahmetin, me Edi Ramën, me UÇK-në, me çdo simbol e kauzë shqiptare”, shprehet Ademi.

Ai e lidh këtë qasje edhe me debatet e fundit për luftën e vitit 2001 dhe zhvillimet në Hagë.

“Flet me gjuhën e tutores së saj, Tanja Karakamishevës, dhe vazhdon të njëjtin avaz: të merret me shqiptarët, në vend se të merret me ata që i dëmtojnë shqiptarët”, deklaron ai.

Ademi vijon:

“Ky është roli i saj. Të lomotisë kundër shqiptarëve dhe në shërbim të atyre që shqiptarët i kanë pasur gjithmonë përballë.”

Deklaratat e Ademit vijnë në një kohë kur debati politik në Maqedoninë e Veriut është përqendruar sërish te UÇK-ja, gjykimi në Hagë dhe qëndrimet e përfaqësuesve shqiptarë ndaj aktgjykimit. Vetë Ademi, në një debat të fundit televiziv, tha se Ali Ahmeti është intervistuar në Hagë si themelues i UÇK-së dhe udhëheqës i saj, duke kundërshtuar interpretimin se ai ka qenë dëshmitar. Gazeta Flaka

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Shtator, 2026 13:15
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“