Alexander-Arnold i përgjigjet raportimeve se po synon blerjen e klubit të famshëm në Ligue 1

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 21:13

Alexander-Arnold i përgjigjet raportimeve se po synon blerjen e klubit të famshëm në Ligue 1

Trent Alexaner-Arnold nuk po përpiqet që të blejë aksionet e klubit të famshëm francez Nantes përkundër raportimeve që bënin me dije se është bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh.

Raportime nga Franca kishin pretenduar se ylli i Liverpoolit ishte pjesë e një grupi që po përpiqeshin të marrin në pronësi klubin e Ligue 1.

Ishte sugjeruar se 25-vjeçari ishte në krye të kësaj oferteje së bashku me babain e tij, në përpjekje për të blerë klubin nga biznesmeni polak Waldemar Kita.

Tutje u la të kuptohet se oferta e dërguar në drejtim të Kitas ka qenë në regjionin e 80 milionë eurove për Nantes dhe një kredi shitësi prej 20 milionë eurosh, si dhe bonuse të ndryshme në vlerë prej 40 milionë eurove, pati madje edhe raportime se ai ka qenë i interesuar për një lëvizje të mundshme edhe për klubet e tjera si Saint-Etienne dhe Le Havre.

Por duket se ka shumë të pavërteta në këto raportime. Sipas Liverpool Echo, burime pranë Alexander-Arnold kanë konfirmuar se raportimet që anglezi po përgatitet që ta blejë klubin janë ‘plotësisht të pavërteta’.

Teksa duket që Alexander-Arnold nuk është i interesuar për blerjen e Nantesit, klubi në fakt mund të shitet së shpejti, pasi presidenti Kita kishte konfirmuar në 2022 se është i hapur ndaj ofertave.

“Nëse dikush mendon se mund ta mbajë klubin financiarisht dhe të jap siguri dhe se ata janë më të mirët, unë jam i hapur ndaj saj, nuk ka problem”, ka thënë Kita.

Nantes momentalisht mban pozitën e pestë në Ligue 1 pas një fillimi pozitiv të sezonit të ri. Ata kanë dy fitore nga katër ndeshjet e tyre hapëse ndërsa do të luajnë në udhëtim ndaj Angers këtë vikend./Telegrafi/

7
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 21:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
7
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?