Alsat: Zgjidhja e Shasivarit nuk është 100% shqip, dy lëndë kryesore në maqedonisht

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Tetor, 2026 15:44

Alsat: Zgjidhja e Shasivarit nuk është 100% shqip, dy lëndë kryesore në maqedonisht

Alsat mëson ekskluzivisht zgjidhjen për jurisprudencën që ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari ua prezantoi studentëve parashikon që teoria të jetë në shqip, ndërsa 2 lëndë të praktikës në maqedonisht.

Njëra nga lëndët kryesore ajo e Drejtës Penale sipas Shasivarit duhet të jetë në gjuhën maqedonase. Pas pak pritet të përfundon takimi i Shasivarit me studentët ku këta të fundit pritet të dalin me qëndrimin nëse pranohet ose jo zgjidhja e ministrit Shasivari si profesor i besonte Kushtetutës dhe ligjit, ndërsa si ministër i beson Komisionit të Venecias
“….si ministër i Drejtësisë jam këtu për ta zgjidhur problemin”.

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari para takimit me studentët foli sikur të mos ishte ai. Jo më larg se në shkurt të këtij viti pasi ish paraardhësi i tij, Igor Fillkov refuzoi kërkesën e studentëve për provim të jurisprudencës në gjuhën shqipe, Shasivari doli me mendim profesional në opinion duke sjell praktika nga SHBA-ja, India, Kanadaja, Izraeli, Belgjika, Zvicra e Finlanda.

LEXO EDHE:

MPB përforcon kontrollet në objektet gastronomike, zbulohet organizim ilegal i lojërave të fatit
19.10.2026

Kuvendi: Vazhdon gjendja e krizës për naftën deri në prill 2027
19.10.2026

“India njihet për diversitetin e saj gjuhësor në dhënien e këtij provimi madje në 11-të gjuhë: anglishte, hindishte, telugushte, tamilishte, kannadashte, marathishte, bengalishte, guxharatishte, odianishte, punjabishte dhe asamezishte”;

Shasivari aso kohe, jashtë petkut të ministrit vlerësonte se këtë e garanton kushtetuta dhe nuk duhet të ketë dilema. Por pse tani si ministër i Drejtësisë nuk mendon njëjtë?

“Si profesor universitar i drejtësisë me përvojë 25 vjeçare e kam analizuar problemin dhe kam gjetur se ka zbrazëtira dhe çështje që duhet të rregullohen, ndërsa si ministër i Drejtësisë jam këtu për ta zgjidhur problemin”, deklaroi Jeton Shasivari, Ministër i Drejtësisë.

Duke falënderuar gazetarët për vëmendjen e tyre mbi deklarimet publike, Shasivari harroi se në shkurt kishte vlerësuar se zgjidhja ekziston dhe nuk ka nevojë për skena politike.

Jeton Shasivari, Ministër i Drejtësisë
“Ju faleminderit që jeni lexues i rregullt i shkrimeve të mia, aq më tepër e vërtetoni atë që e thash”, deklaroi Jeton Shasivari, Ministër i Drejtësisë.

Në këtë kontekst nuk pati një shpjegim pse një zgjidhje që buron nga kushtetua, duhet konsultuar me Komisionin e Venecias?!

“Pjesë nga opinioni i Jeton Shasivari 05.02.2026
“Nuk ka dilemë se, provimi i jurisprudencës për sa i përket mënyrës së dhënies së tij pra, gjuhës së provimit (sipas Kushtetutës dhe legjislacionit të Maqedonisë) duhet të jepet në dy gjuhë: në gjuhën maqedonase dhe në alfabetin e saj dhe në gjuhën zyrtare tjetër nga gjuha maqedonase (sipas formulimit kushtetues dhe ligjor) pra, në gjuhën shqipe dhe në alfabetin e saj, sipas përzgjedhjes së kandidatit”.”

Për të mos reflektuar si i njëanshëm, Shasivari u përkujdes që provimi të jepet edhe në gjuhën turke, përkatësisht gjuhë të cilën sipas regjistrimit të fundit e flasin 3,8 për qind./Alsat.mk.

45

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Tetor, 2026 15:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut