Ambasadorja amerikane: Duam ta shohim Maqedoninë e Veriut në BE

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Dhjetor, 2024 21:51

Ambasadorja amerikane: Duam ta shohim Maqedoninë e Veriut në BE

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, deklaroi të martën se Uashingtoni është i interesuar që ta shohë Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian (BE).

Aggeler shprehu shpresën për zhvillime pozitive në bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke theksuar rëndësinë e suksesit të këtyre negociatave, për të ardhmen e vendit.

“Do të them atë që kemi thënë më parë në Uashington dhe në Shkup… Ne do të donim shumë ta shihnim Maqedoninë e Veriut brenda Bashkimit Evropian dhe shpresojmë që diskutimet të jenë të suksesshme dhe të frytshme, sepse e ardhmja e begatë, e suksesshme dhe e sigurt e këtij vendi është brenda BE-së, është në zemër të Evropës, aty ku përket”, tha Aggeler.

Këto komente, ambasadorja Aggeler i bëri pak para fillimit të një ligjërate me studentët e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë.

Ndërkohë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili aktualisht ndodhet në Bruksel, në samitin BE-Ballkani Perëndimor, ka thënë se “shkon për të prezantuar pozicionet e njëjta që ka qeveria e vendit”, sa i përket kontestit me Bullgarinë, përkatësisht për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit në familjen evropiane.

Megjithatë, ai pret që përbërja e re e Komisionit Evropian (KE), të ketë informata shtesë nga vizita e tij e fundit në Bruksel.

Mickoski shtoi se, zgjidhja aktuale është vetëm për të zhbllokuar hapin e parë, ndërsa qeveria e tij kërkon zgjidhje afatgjatë.

I pyetur se çfarë mund të pritet në drejtim të arritjes së një marrëveshje me Bullgarinë, duke pasur parasysh se atje ende nuk është formuar qeveria e re, Mickoski tha se duhet të punohet me të gjithë partnerët për shkak se nuk dihet se kur mund të ketë qeveri politike në Sofje.

“Nëse ky është problem bilateral me BE-në, sepse ashtu na u tha një periudhë, ne jemi të gatshëm të bisedojmë me BE-në dhe ne do të bisedojmë me të gjithë në BE dhe do t’i argumentojmë pozicionet tona, do të luftojmë, sepse kjo është betejë për gjeneratat e ardhshme, nuk është betejë për mbijetesën politike të kësaj qeverie, duhet ta fitojmë këtë betejë, do të japim gjithçka që ta fitojmë, por nuk e di a do ta fitojmë”, tha të hënën Mickoski.

Nga Qeveria në Shkup, si kusht kryesor kërkohet ndryshimi i Kushtetës, për zhbllokimin e negociatave me BE-në.

Deri më tani, ky proces është anashkaluar. Pala maqedonase kërkon garaci nga Sofja të mos e bllokojë më tej Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq, në prag të tekimit në Bruksel, kryeministri bullgar në detyrë, Dimitër Gllavçev, ka konfirmuar qëndrimin e Sofjes zyrtare lidhur me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Radioja e Jashtme e Bullgarisë njoftoi se kjo çështje është diskutuar në një bisedë telefonike mes Gllavçevit dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Koshta.

“Me sjellje jo evropiane nuk mund të arrihen rezultate evropiane”, theksoi Gllavçev.

Ai tha se Bullgaria mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, por në përputhje me Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë, Miqësi dhe Bashkëpunim mes dy vendeve nga viti 2017. Shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut aktualisht përbëhet nga 78 deputetë nga gjithsej 120 sa numëron Parlamenti.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash. /rel

46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Dhjetor, 2024 21:51
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë