Amerika çlirimin definitiv të Kosovës e filloi më 24 mars 1999
Çështja e rolit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çlirimin e Kosovës vazhdon të jetë temë diskutimi në opinionin publik, shpesh e reduktuar në një pyetje të thjeshtë: a ishte Amerika vetëm ndihmëse, apo faktor çlirimtar?
Një analizë më e thellë e zhvillimeve historike të viteve 1998–1999 tregon se përgjigjja nuk mund të jetë e njëanshme, por kërkon një vështrim të gjithanshëm të faktorëve të brendshëm dhe atyre të jashtëm, pra faktorëve kombëtar dhe ndërkombëtar!
Pozicioni i brendshëm, lufta e armatosur e popullit shqiptar në Kosovë ishte themeli mbi të cilin u ndërtua e gjithë baza e çlirimit nga Serbia pushtuese!
Për vite, dekada e me shumë se një shekull, represioni sistematik i Ish-Jugosllavisë në pergjithësi dhe i Serbisë në veçanti ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të saja, krijoi një gjendje të papërballueshme, e cila në fund shpërtheu në në luftë të armatosur me forcat ushtarako-policore te mini Jugosllavisë serbo-malazeze dhe veçanërisht te Serbise pushtuse!
Në luftën e popullit shqiptar për liri e çlirim nga zgjedha e Serbise pushtuese, roli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte rol vendimtar dhe i padiskutueshëm, jo vetëm per luften e armatosur për liri dhe në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, por edhe dretperdrejt në çlirimin definitiv të Kosovës nga Serbia pushtuese dhe largimin e saj përfundimisht nga Kosova!
Por një gjë duhet të dihet dhe të thuhet saktë, se vetëm me luftën titanike dhe heroike të UÇK-së, e cila me heroizëm të pashembullt luftonte me forcat ushtarako-policore pushtuese serbe, zhvillimet në terren nuk do të kishin marrë rrugën e çlirimit definitiv, sepse UÇK kishte shumë vështirësi të mëdha, prandaj pa përfshirjen direkte të faktorit ushtarak ndërkombëtar e në veçanti Amerikës, çlirimi definitiv nuk do te arrihej!
Fillimi i bombardimeve të Aleancës së NATO-s më 24 Mars të vitit 1999, shënon momentin vendimtar që ndryshoi rrjedhën e historisë jo vetëm për popullin shqiptar te Kosovës, por edhe të tërë rajonit!
Kjo ndërhyrje ushtarake e detyroi Serbinë pushtuese, ta humbte luftën në Kosovë, dhe të i tërhiqte forcat e saj nga Kosova, duke i dhenë përfundimisht fund një periudhe të gjatë të sundimit te saj mbi ish-Krahinën Socialiste Autonome të te Kosoves, të cilën ia kishte suprimuar më 23 Mars 1989!
Roli i SHBA-së ishte rol thelbësor, ishte rol esencial për realizimin e ëndrrës shekullore të popullit shqiptar të Kosovës, atë të çlirimit përgjithmonë nga Serbia pushtuese!
Duhet ta themi me zë të lartë dhe fuqishem, se Çlirimi i Kosovës nuk ishte produkt i një aktori të vetëm, por ishte dhe mbetet rezultat i një bashkëveprimi të fuqishëm midis rezistencës pasive dhe aktive, midis luftës heroike të UÇK-së brenda së dhe ndërhyrjes ndërkombëtare nga jashtë!
Pa sakrificën e popullit të Kosovës dhe pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bombardimi nuk do të kishte ndodhur!
Pa rolin vendimmarrës dhe ndërhyrjen e udhëhequr nga aleati ynë i madh Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe NATO-s, çlirimi nuk do të kishte marrë formën dhe kohën që mori dhe largimi i Serbisë nga Kosova nuk do të kishte ndodhur!
Në pëfundim roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbetet roli vendimtar dhe një nga shtyllat kryesore të çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese!
24 Marsi i vitit 1999 ishte paralajmërimi i kapitullimit të Serbisë i nënshkruar më 9 Qershor 1999 në Kumanovë!
Amerika çlirimin definitiv të Kosovës e ka filluar më 24 Mars 1999!
Bombat e para mbi Serbinë pushtuese, ishin fishekzjarret festive të fillimit të çlirimit të Kosovës!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 24 Mars 2026!
















