Analisti serb: Vuçiq po e kthen Serbinë në Rusi, SHBA nuk e ka harruar as Radoiçiqin e as Banjskën

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:50

Analisti serb: Vuçiq po e kthen Serbinë në Rusi, SHBA nuk e ka harruar as Radoiçiqin e as Banjskën

“Mënyra në të cilën Serbia e Vuçiqit po bëhet një shoqëri e dhunshme, jodemokratike dhe represive nga dita në ditë, të kujton jashtëzakonisht periudhën nga viti 2000 deri në vitin 2013, në të cilën Rusia e Putinit gradualisht u shndërrua në një diktaturë të hapur brutale, ku kundërshtarët politikë burgosen dhe vriten”. Kështu tha Srdjan Cvijiq, kryetar i Bordit Këshillimor Ndërkombëtar të Qendrës së Beogradit për Politikë të Sigurisë, në një intervistë për gazetën “Nova”.

Mënyra se si Serbia e Vuçiqit po bëhet një shoqëri e dhunshme, Cvijiq nuk ka dyshim se shpejt ai do ta kthejë Serbinë në Rusi të Putinit.

“Shumë ngushëllojnë veten se harangu i Vuçiqit kundër aktivistëve mjedisorë dhe shoqatave të qytetarëve është vetëm jetëshkurtër dhe se synon të trembë njerëzit dhe t’i largojë ata nga protestat. Të mos jemi naivë, me veprime të tilla regjimi po teston kufijtë e represionit deri ku mund të shkojë. Nëse e lëmë të kalojë, vijat e kuqe do të kalohen dhe nuk do të ketë më kthim. Nëse i lejohet, Vuçiq do ta kthejë Serbinë në Rusi të Putinit, për këtë nuk kam asnjë dyshim”.

“Fillimisht, praktikisht na u hoq liria e shtypit, pastaj e drejta e votës dhe tani po përpiqen të na e heqin lirinë e tubimit në këtë mënyrë. Ashtu si në serialin “Përralla e shërbëtores”, hap pas hapi zgjohesh në një diktaturë pa e kuptuar as vetë”.

Cvijiq ka komentuar edhe vizitën e zyrtarit të lartë të CIA-s para pak ditësh në Serbi.

“Amerika nuk e ka harruar as Radoiçiqin dhe as incidentet e pakëndshme në Banjskë dhe besoj se edhe në këtë kuptim janë dërguar mesazhe të caktuara”.

“Është e rëndësishme që Ballkan të mos i hapë derën fuqive të tjera si Rusia dhe Kina. Në këtë kuptim, supozoj se, përveç temave botërore, më së shumti u fol për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën”.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?