Antikorrupsioni: Shkarkimet e Demirit janë joligjore

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:21 Përditësuar

Antikorrupsioni: Shkarkimet e Demirit janë joligjore

Komisioni Antikorrupsion ka paralajmëruar nismë për përgjegjësi ndaj ministrit të Shëndetësisë Ilir Demiri, për të cilin vlerëson se në mënyrë të paligjshme ka shkarkuar drejtorin mjekësor të Klinikës së Toksikologjisë, Danill Petrovski dhe drejtorin e kardiokirurgjisë shtetërore Marjan Shokarovski.  Antikorrupsioni ka konstatuar se me dy vendimet e ministrit, janë shkelur Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konflikt Interesi si dhe Ligji për Mbrojtje Shëndetësore, ndërsa është shkelur edhe Kodi Zgjedhor, duke marrë parasysh faktin se drejtorët janë shkarkuar me vendime të marra më 14 dhe 27 maj, para miratimit të konkluzionit për përfundimin e zgjedhjeve parlamentare.

“Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit ka konstatuar se ministri ka marrë vendim për shkarkim të drejtorit kur akoma nuk ka përfunduar zgjedhja e deputetëve, ndërsa nga drejtori organizativ i klinikës janë nënshkruar marrëveshje me punonjës shëndetësorë, në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore“, tha Cveta Ristova, anëtare e Komisionit Antikorrupsion.

Nga Antikorrupsioni më tej theksojnë se për këto shkarkime nuk janë respektuar procedurat e shkarkimit, duke nënvizuar se nevojiteshin propozime për shkarkim nga Bordet Drejtuese të Këshillave Shëndetësore të dy klinikave. Sipas Komisionit Antikorrupsion, joligjore ishin edhe kontratat në vepër me 18 persona në klinikë të cilëve u kishte ndërpre marrëdhënia e punës, pasi nuk ishin nënshkruar nga dy drejtorët siç parasheh ligji./Alsat.mk

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:21 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?