Arbër Ademi: Maqedonia e Veriut duhet të miratojë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 19:38

Arbër Ademi: Maqedonia e Veriut duhet të miratojë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së

Arbër Ademi nga BDI tha se vendi ynë ka detyra të qarta, duhet të miratojë ndryshimet kushtetuese në mënyrë që të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

Këto komente Ademi i bëri në konferencën e organizuar për Ditën e Europës, teksa tha se gati 50 për qind e legjislativit të Maqedonisë së Veriut është harmonizuar me atë të BE-së.

“Të mos angazhohemi për BE-në vetëm deklarativisht. Detyra është e qartë. Ndryshimi i Kushtetutës. Tani dëgjoj politikanë që thonë, që angazhoheshin për ndryshime kushtetuese para zgjedhjeve. Tani thonë t’i presim zgjedhjet në Bullgari, në Europë, tani në SHBA, pas asaj t’i presim zgjedhjet në Francë, ky cikël është “never ending”. Mendoj se qasje të sinqertë dhe jo vetëm deklarativ kemi pasur nga qeveria aktuale, sepse ende është aktuale, mund të themi në ikje. Kemi pasur propozim të dorëzuar për ndryshimet kushtetuese në Kuvend, u shter debati për nevojën për ndryshimet kushtetuese, por gjithsesi them do ta gënjejmë vetveten, qytetarët, fëmijët tanë, të rinjtë, nëse flasim për diçka tjetër dhe nuk flasim për detyrimin konkret prej të cilës varet hapja e klasterëve dhe kapitujve”, tha Ademi.

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 19:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?