Arrijnë në 107 viktimat e katastrofës në Brazil, shpëtohet kali i bllokuar në çati nga përmbytjet 

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 19:46

Arrijnë në 107 viktimat e katastrofës në Brazil, shpëtohet kali i bllokuar në çati nga përmbytjet 

Një kalë i quajtur ‘Caramelo’ që kishte dy ditë që qëndronte në çatinë e stallës së përmbytur në Porto Alegre, raportohet se është shpëtuar tashmë nga autoritetet, teksa numri i viktimave në jug të Brazilit arriti sot në 107.

Zyrtarët thanë se kishin transferuar kafshën me një barkë të përshtatshme gome, duke sjellë një fije shprese për rajonin e goditur rëndë nga e keqja.

Rrjeti britanik The Guardian shkruan se 136 njerëz llogariten ende të humbur ndërsa më shumë se 100 000 janë detyruar të zhvendosen nga rajoni, shumë prej të cilave të shpëtuar me barka ose me helikopterë.

Shpëtimi i kalit në çati u transmetuar direkt në televizionin brazilian.

“Kafsha ishte në gjendje shumë të dobët,” tha kapiteni i zjarrfikësve Tiago Franco, për operacionin e shpëtimit.

Përmbytjet shkatërrimtare kanë rrëzuar ura dhe vepra infrastrukture, duke prishur shumë pika hyrjeje në zonën e Porto Alegre, ku raportohet për mungesa furnizimi me ushqim dhe grabitje.

Guvernatori Eduardo Leite tha se llogaritet se dëmet në Rio Grande do Sul arrijnë në 19milairdë real ($3.68 miliardë).

“Pasojat e përmbytjes dhe tragjedisë janë shkatërrimtare”, shkruante ai në rrjetet sociale, teksa operacionet e ndihmës vijojnë./The Guardian/

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 19:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?