Arsimi profesional, bizneset kritikojnë MASH-in

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Tetor, 2024 19:21

Arsimi profesional, bizneset kritikojnë MASH-in

Përfaqësuesit e bizneseve shpalosën një sërë kërkesash dhe idesh që sipas tyre duhet t’i përmbaj Ligji për arsimin e mesëm profesional dhe trajnim që tashmë është në përgatitje e sipër. Në prezencë të ministres së arsimit, biznesmenët u ankuan për mungesë transporti gjatë realizimit të praktikës feriale si dhe mungesë mentorësh.

“Transporti I nxënësve është I organizuar deri më 10 qershor ndërsa praktika feriale zbatohet pas kësaj date. Ne si kompani kemi pas raste ku është dashur ti diskriminojmë fëmijët sepse nuk mund t’ju organizoni transport, për një kompani kjo është shumë shtrenjtë. Përshembull, nëse duhet të organizoni transport nga një fshat më I largët kjo do kushtoj 2 mijë denarë në ditë, për një nxënës”, deklaroi Lubica Janevska, përfaqësuese biznesi.

“Kemi mungesë të mentorëve që njohin gjuhën maqedonase. Nxënësit I vendosim te mentorët që flasin maqedonisht ndërsa një pjesë e nxënsve mësojnë shqip gjatë shkollimit të tyre dhe këtu kemi barierë në pjesën e realizimi të mësimit praktikë dhe udhëheqjes së evodencës pedagogjike e cila është lëndë e kontrolleve nga ana e shërbimeve të inspektoratit”, tha Aneta Atanasovska, Oda e zejtarëve.

Kompanitë që merren me energji elektrike thanë se problematikë tjetër është zbatimi I inkluzivitetit në profile të caktuara. Në këtë rast, kompanitë e tilla kërkojnë që inkluziviteti të përjashtohet nga profesione të caktuara.

“Elektroteknik ose elektromontues patjetër që duhet të jetë një person I punësuar I cili plotësisht, psiko fizik është I aftë të mund ti kryej detyrat e tij të punës sepse ky profesion është I rrezikshëm si për shëndetin ashtu edhe për jetën e njerëzve”, u shpreh Silvana Kosmaç, përfaqësuese biznesi.

Sipas të dhënave të MASH-it, në vitin 2024/2025, nga rreth 17 mijë nxënës të regjistruar në vitin e parë, 12 mijë prej tyre, zgjodhën arsimin profesional. Nga ata 12,000, rreth katër mijë nxënës u regjistruan në paralele duale në rreth 60 shkolla. /Alsat.mk

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Tetor, 2024 19:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?