ASH-Sela: Mickoski rrëzoi MO-në, VLEN pse vazhdon të qëndroj në qeveri?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shkurt, 2025 17:54

ASH-Sela: Mickoski rrëzoi MO-në, VLEN pse vazhdon të qëndroj në qeveri?

Aleanca për Shqiptarët – Ziadin Sela kanë reaguar ndaj deklaratave të kryeministrin Hristijan Mickoski lidhur me punësimin e shqiptarëve, duke e pyetur VLEN-in se cili është qëndrimi i tyre pas këtij degradimi të shqiptarëve.

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të ASH-së:

Deklarata e kryeministrit Hristian Mickoski se nuk do të ketë më punësime në baza etnike është konfirmim zyrtar i të gjitha deklaratave paraprake të partnerëve më të vegjël maqedonas dhe demaskim i mashtrimeve të përfaqësuesve shqiptarë në Qeveri për gjoja punësime të mijëra shqiptarëve gjatë këtij mandati. Me këtë rast Mickoski rrëzoi edhe Marrëveshjen e Ohrit dhe luftën e përditshme të shqiptarëve për barazi duke i dhënë fund njërës nga shtyllat kryesore, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
Kjo deklaratë e kreut të Qeverisë duhet të shqetësojë të gjithë faktorin politik vendor dhe ndërkombëtar për çka ne do të alarmojmë edhe qendrat vendimmarëse dhe përfaqësitë diplomatike në vend.
Pas kësaj goditje, pyesim 5 partitë e koalicionit Vlen se cili do të jetë kuptimi i qëndrimit të mëtejmë në këtë Qeveri, kujt do t’i shërbejnë ata, shqiptarëve apo planeve dhe projekteve të padronëve të tyre kundër shqiptarëve?

Kërkojmë urgjentisht largimin e partive shqiptare nga kjo Qeveri e cila u konfirmua se është monoetnike dhe kundër të gjitha bashkësive të tjera etnike në vend. Pesë partitë e koalicionit Vlen duhet tu kërkojnë falje shqiptarëve për këtë aventurë që solli gjithë këtë dëm duke rënuar të arriturat ndër dekada dhe ktheu vendin para vitit 2001 dhe urgjentisht të ndalojnë vasalitetin e tyre.
Mickoski me deklaratën e sotme jo vetëm që poshtërsoi dhe turpëroi partnerët shqiptarë në Qeveri, por nënçmoi dhe degradoi edhe shqiptarët në përgjithësi.

– Aleanca për Shqiptarët

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shkurt, 2025 17:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?