ASH-Sela: Polici që përdhosi flamurin shqiptar shpallet i pafajshëm, shteti ofendon shqiptarët…

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Dhjetor, 2024 16:31

ASH-Sela: Polici që përdhosi flamurin shqiptar shpallet i pafajshëm, shteti ofendon shqiptarët…

Ashtu edhe siç pritej nga një qeveri monoetnike dhe antishqiptare, Ministria e Punëve të Brendshme e fali policin i cili përdhosi flamurin kombëtar shqiptar edhe përkundër aktrimeve, deklaratave dhe shfaqjeve tragji-komike të zëvendësministrit shqiptar dhe partive shqiptare në Qeveri. Ndërkohë nuk ka asnjë hap konkret as për ata që dogjën flamurin shqiptar, ndërsa për shqiptarët që festuan 28 Nëntorin, përfshirë edhe ata që nuk kishin lidhje me djegien e flamurit shtetëror, vazhdon të mbetet rreziku për dënime nga 1 deri në 5 vjet burg, reaguan nga ASH-ja e Selës.

Me këtë vendim, thonë prej atje, sot flamurin dhe mbarë kombin shqiptar e nënçmoi jo vetëm një polic, por e tërë MPB-ja, i gjithë shteti, përfshirë këtu edhe zëvendësministrin dhe funksionarët e tjerë shqiptarë.

“Sot u dëshmua edhe një herë se për partitë e Vlenit dhe krerët e saj, nuk kanë rëndësi as gjuha e as flamuri, por vetëm kolltuqet e tyre. Ata e konfirmuan se janë vetëm vasalë të një qeverie që për 6 muaj shënoi regresin më të madh që shqiptarët nuk e kanë parë për 30 vjet”, thuhet në kumtesën e arritur në Flaka.

“Sikur të mos mjaftonte ky nënçmim, ata tani i tejkaluan edhe kufijtë e vendit, duke zyrtarizuar dhe legjitimuar me veprimet e tyte edhe ofendimin e Shqipërisë dhe të mbarë kombit”, përfundon kumtesa nga ASH, krahu i Selës.

46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Dhjetor, 2024 16:31
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë