ASH-Sela: Sulmet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, janë skenar i “srbski svet” dhe argatëve të tyre në RMV për destabilizim

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Dhjetor, 2024 13:01

ASH-Sela: Sulmet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, janë skenar i “srbski svet” dhe argatëve të tyre në RMV për destabilizim

Kërcënimet verbale, gjuha e urrejtjes dhe retorika antishqiptare e nxitur edhe nga eksponentë politik qeveritarë dhe grupe nacionaliste, ka filluar të realizohet edhe në praktikë përmes goditjes së shqiptarëve dhe pronës së tyre, si është rasti i mbrëmshëm në Kumanovë ku janë djegur një zyrë dhe tre automjete në pronësi të shqiptarëve, akuzuan sot nga ASH-ja e Ziadin Selës.

Fatkeqësisht si në të kaluarën edhe tani, Kumanova është zgjedhur përsëri si arenë për skenare të rrezikshme dhe goditjen e radhës ndaj shqiptarëve.

Pas ngjarjeve të njëpasnjëshme, deklaratave që filluan që në kohë fushate, vendimeve qeveritare, incidenteve gjatë festës së 28 Nëntorit dhe së fundmi me djegien e pronës së shqiptarëve në Kumanovë, pyesim publikisht se kush qëndron pas gjithë kësaj fushate dhe kush luan me zjarrin? Mos vallë i ashtuquajturi “srbski svet”, së bashku me shërbetorët e tyre në Maqedoninë e Veriut dëshirojnë destabilizim ngjashëm siç tentuan ditë më parë edhe në Kosovë.

Duke ndjekur me shqetësim situatën dhe zhvillimet e fundit, ju bëjmë thirje qytetarëve që të kenë kujdes e të mos bien pre e provokimeve dhe skenareve të këtilla, ndërsa Qeverisë dhe institucioneve kompetente që të veprojnë urgjentisht për të ndaluar të njëjtat. Ftojmë partitë shqiptare në Qeveri që t’i japin fund aventurës së tyre për të cilën i paralajmëruam që në fillim dhe të mos bëhen edhe më tej kukulla të partnerëve të tyre që haptazi kanë shprehur planet e tyre kundër shqiptarëve, por të rikthehen në popull dhe bashkërisht të ndalojmë këtë fushatë të rrezikshme.

Aleanca për Shqiptarët i bën thirje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë në mënyrë të drejtëpërdrejtë për të ndaluar këto veprime dhe këtë fushatë që rrezikon jo vetëm vendin, por cënon edhe mbarë rajonin.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Dhjetor, 2024 13:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?