ASH-Sela: Të largohet Taravari, të shpëtojnë shëndetësia dhe qytetarët

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2024 14:48

ASH-Sela: Të largohet Taravari, të shpëtojnë shëndetësia dhe qytetarët

Aleanca për Shqiptarët-krahu i Selës ka kërkuar që ministri i shëndetësisë, Arben Taravari të largohet nga detyra së bashku me drejtorët e spitaleve që siç thotë, të shpëtojë shëndetësia dhe qytetarët. ASH-Sela thotë se, Taravari për më shumë se tre muaj është i njoftuar për situatën në spitalin “Kozle” dhe është zotuar se do ta hetojë rastin, por siç thotë ASH-Sela, ministri zgjodhi që në heshtje ta mbrojë drejtoreshën Karolina Simonovska dhe t’i injoroj të punësuarit dhe pacientët. 

“Të largohet Taravari me drejtorët, të shpëtojnë shëndetësia dhe qytetarët. Që nga formimi i Qeverisë jolegjitime, sistemi shëndetësor ka hyrë në një kolaps të rëndë, ndërsa pasojat po i vuajnë qytetarët dhe veçanërisht fëmijët të cilët nga pakujdesia dhe papërgjegjësia përfundojnë në mënyrën më tragjike të mundshme.

Derisa ministri Arben Taravari shëtit nëpër emisione duke thënë fjalë boshe, në Klinikën e Fëmijëve vdesin çdo ditë fëmijë nga papërgjegjësia e tij dhe drejtorit të tij, ndërsa në Klinikën e Kozles, drejtoresha Karolina Simonovska, u bën terror të punësuarve dhe ai ka frikë ta shkarkojë. Nëse ka pak dinjitet dhe nuk është ushtar i verbër si deri më tani, ai duhet të jap dorëheqje së bashku me drejtorët e tij të paaftë.

Për këtë situatë Taravari është i njoftuar për më shumë se tre muaj dhe nuk ka guxim të ndërmerr asnjë veprim. Ai vetë e ka konfirmuar se që në muajin shtator ka pranuar ankesa edhe nga të punësuarit shqiptarë edhe nga ata maqedonas, për sjelljen fashiste dhe jo profesionale ndaj të punësuarve. Në një konferencë për media vetë pranoi se i ka takuar stafin mjeksor, u zotua se do të hetojë rastin, por që atëherë deri më sot kur të punësuarit përsëri shkruajnë letër publike, Taravari zgjodhi që në heshtje të mbrojë drejtoreshën dhe të injorojë të punësuarit dhe pacientët”, thotë ASH-Sela.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2024 14:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?