ASH-Sela: Vlen-DPMNE ndaluan Abetaren e unifikuar, imponuan maqedonishten…

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Dhjetor, 2024 15:27

ASH-Sela: Vlen-DPMNE ndaluan Abetaren e unifikuar, imponuan maqedonishten…

Goditjen e radhës, Qeveria monoetnike e VMRO-së dhe vasalëve të tyre e bëri ndaj arsimit në gjuhën shqipe. Pasi nuk arritën të imponojnë himnin maqedonas për nxënësit shqiptar, dje me votat edhe të vasalëve nga Vlen, u imponua provimi i gjuhës maqedonase për drejtorët e shkollave fillore.

Ky kusht do të vlejë edhe për drejtorët shqiptarë që do të drejtojnë shkolla me 100% nxënës dhe mësimdhënës shqiptarë. Por, një kusht i ngjashëm për të njohur gjuhën shqipe nuk do të vlejë për drejtorët maqedonas, as në komunat me shumicë shqiptare, ku edhe nxënësit shqiptarë janë poashtu shumicë. 

Me ndryshimet e Ligjit për tekstet shkollore u ndalua përfundimisht përdorimi i Abetares së unifikuar të gjuhës shqipe. Bashkë me të u ndaluan edhe të gjitha tekstet e tjera të autorëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova. Kjo u bë falë ndryshimit me të cilin parashihet që autorët të jenë vetëm shtetas të Maqedonisë së Veriut. 

Gjatë ndryshimeve të dy ligjeve deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Frontit Europian votuan KUNDËR, ndërsa ata të Vlen votuan PËR, duke siguruar edhe shumicën e thjeshtë edhe atë të Badenterit.

Fatkeqësia është edhe më e madhe në këtë rast sepse deputetët e Vlenit, jo vetëm që lejuan, por edhe mbrojtën këtë diskriminim me fjalimet e tyre dhe me votën e tyre në Kuvend.

263
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Dhjetor, 2024 15:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
263
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?