Askush askënd nuk mund ta “ç’antarësojë” nga NATO / Millovoshski: Mickoski formalisht do të ndjek realitetin e ri

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 19:27

Askush askënd nuk mund ta “ç’antarësojë” nga NATO / Millovoshski: Mickoski formalisht do të ndjek realitetin e ri

Hristijan Mickoski formalisht do ta ndjek realitetin e ri, por në daljet publike do të përdorë vetëm termin “Maqedonia” – thonë disa nga zyrtarët e VMRO-DPMNE-së. Kjo vjen pasi që kryeministri grek Kirijakos Micotakis dje i bëri thirrje Mickoskit të deklarojë qartë se emri i vendit është Maqedonia e Veriut. Për dallim nga autoritetet greke, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, thotë se përdorimi i termit “Maqedonia” nuk e cenon Marrëveshjen e Prespës.

“Z. Mickoski, si dhe kryetarja Siljanovska Davkova, theksuan se do t’i përcjellin rrjedhat formale-juridike të komunikimit bazuar në realitetin e ri, ndërsa në aspektin e përdorimit bisedor në paraqitjet e tyre publike do të përdorin termin “Maqedonia”, që besoj se nuk është në kundërshtim me nenin 7 të Marrëveshjes së Prespës, ku përcaktohet qartë se secila nga palët mund të përdorë si termin “Maqedonia” dhe termin “maqedonas”, u shpreh Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Micotakis po ashtu theksoi se këtë çështje do ta ngrit edhe në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington, i cili është caktuar që të mbahet në mesin e korrikut, por megjithatë, siç shtoi ai, shpreson që logjika të mbizotërojë tek autoritetet në Shkup. Milloshoski, nga ana tjetër, vlerëson se çështja rreth Marrëveshjes së Prespës në Greqi është ngritur për shkak të zgjedhjeve të ardhshme që do të mbahen atje, ndërsa në temën me Maqedoninë edhe Micotakis edhe opozita po përpiqen të fitojnë pikë politike.

“Sa i përket Aleancës Veriatlantike, edhe Greqia edhe Maqedonia janë anëtare dhe askush nuk mund të përjashtojë askënd nga kjo aleancë ushtarako-politike. Nëse Greqia mendon se për këtë çështje duhet shpenzuar kapitali diplomatik dhe politik, ky është vlerësimi i tyre”, shtoi Milloshovski.

Për hapat e ndërmarrë nga qeveria e re në vend në raport me Greqinë, Milloshoski pret që Maqedonia të ngrit në Parlamentin grek çështjen e ratifikimit të tri protokolleve bilaterale – për bashkëpunim ekonomik, për hapësirën ajrore dhe për integrime evropiane. Micotakis, nga ana tjetër, së fundi tha se protokollet nuk do të miratohen derisa Shkupi të respektojë në vazhdimësi Marrëveshjen e Prespës dhe theksoi mundësinë për bllokadë të re në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

123
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 19:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
123
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?