Mbushen 10 vjet nga dhuna kundër kuqezinjve në Beograd
Nuk mendohej aspak se kjo gjë do të ndodhte, pavarësisht tensionit në prag. Kur luhet një Serbi-Shqipëri gjithmonë ka trysni dhe shqetësim, por gjithsesi askush nuk mund ta imagjinonte se skandali do të ishte i skajshëm, i paprecedentë në histori.












