👤Flaka
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, mori pjesë nëkonferencën dyditore me temën “Sfidat Bashkëkohore tëSistemit për Mbrojtje dhe Shpëtim”, një ngjarje e cila kabashkuar ekspertë dhe liderë të njohur nga fushat e sigurisë dhemenaxhimit të krizave. Konferenca ofroi një platformë për shkëmbimin e njohurive dhepërvojave mbi sfidat dhe zhvillimet më të fundit në këto fusha, duke përfshirë përdorimin e teknologjisë moderne dhe strategjitëpër forcimin e menaxhimit të krizave. Në fjalimin e saj, zëvendësministrja e Mbrojtjes Ismaili theksoirëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhekoordinimit midis institucioneve për menaxhimin efektiv tëkrizave. Ajo u ndal gjithashtu në nevojën për trajnim tëvazhdueshëm të profesionistëve dhe përmirësimin e kapacitetevepër mbrojtjen dhe shpëtimin e qytetarëve, duke u fokusuar nëbashkëpunimin ndërinstitucional si element kyç në përgatitjenpër sfidat e ardhshme. Kjo konferencë ofroi mundësi për identifikimin e risive dhestrategjive që do të kontribuojnë në forcimin e sistemit tëmbrojtjes dhe shpëtimit, duke siguruar një përgjigje më tëshpejtë dhe më të efektshme ndaj krizave që mund të lindin në tëardhmen.
Read Full Article▸