Barça mund të shesë Fermin Lopez – Atletico gati të përfitojë
Atletico Madrid ka vendosur të ndjekë një strategji të qartë gjatë kësaj vere: shitje strategjike për të ndërtuar një skuadër më konkurruese dhe të re në mesfushë.
Sipas burimeve pranë klubit, dy lojtarë janë në listën e largimeve: Conor Gallagher dhe Rodrigo De Paul. Klubi synon të përfitojë nga këto dy shitje për të financuar transferimin e Fermin Lopez, talentit premtues të Barcelonës.
Gallagher, i cili nuk ka përmbushur pritshmëritë që nga mbërritja e tij në Madrid, është ofruar tashmë klubeve të Premier League – me një çmim prej 40-50 milionë euro. Chelsea dhe Tottenham mbeten opsione të mundshme për të, duke qenë se anglezi do të mirëpriste një rikthim në kampionatin e tij.
Ndërkohë, Rodrigo De Paul, me një pagë të lartë dhe interes nga klube të tjera europiane, shihet gjithashtu si pjesë e “sakrificës” për të përforcuar repartin e mesfushës.
Fermin Lopez është bërë objektivi kryesor i trajnerit Diego Simeone, i cili kërkon të rinovojë thellësisht mesin e fushës me emra si Pablo Barrios, Alex Baena dhe Johnny Cardoso. Për ta bërë këtë të mundur, Atletico është e gatshme të shfrytëzojë presionin financiar mbi Barcelonën, e cila mund të detyrohet të shesë nëse merr një ofertë të mirë.
Plani është i qartë: të shitet për të blerë – dhe të ndërtohet një skuadër me identitetin e qartë të “Cholos”. Atletico duket e vendosur që këtë merkato ta përdorë si pikënisje për një epokë të re në qendër të fushës.
Flaka
















