Sulmuesi anglez Marcus Rashford është rikthyer sot te Manchester United pasi klauzola e blerjes prej 30 milionë eurosh që kishte në dispozicion FC Barcelona ka skaduar pa u aktivizuar.
Klubi katalanas kishte mundësinë ta blinte përfundimisht 28-vjeçarin, por siç pritej, vendosi të mos e ushtrojë këtë opsion. Si pasojë, Rashford kthehet në “Old Trafford”, ndërsa e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë.
Megjithatë, Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për shërbimet e sulmuesit anglez. Sipas raportimeve, drejtuesit blaugrana do të preferonin një tjetër marrëveshje huazimi, në vend të një transferimi të përhershëm.
Tashmë vendimi i takon Manchester United, i cili duhet të përcaktojë nëse do ta mbajë Rashfordin në skuadër për sezonin e ri, do ta shesë për të siguruar të ardhura nga merkato, apo do ta lejojë sërish të largohet në formë huazimi.
Situata e Rashfordit pritet të jetë një nga temat më të ndjekura të merkatos verore, me disa klube evropiane që po monitorojnë zhvillimet rreth sulmuesit anglez.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
16 Qershor, 2026 12:35 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.