Instagram sjell funksionin e shumëpritur: Riorganizimi i rrjetit të profilit
Instagram ka filluar të prezantojë një nga funksionet më të kërkuara nga përdoruesit: mundësinë për të riorganizuar rrjetën e profilit dhe estetikën e postimeve.
Aplikacioni në pronësi të Meta Platforms po u jep përdoruesve më shumë kontroll mbi mënyrën se si paraqitet profili i tyre, duke lejuar lëvizjen e postimeve pa marrë parasysh datën e publikimit.
Sipas raportimeve të USA Today, funksioni i ri po shpërndahet globalisht dhe lejon përdoruesit të modifikojnë rendin e postimeve direkt nga profili i tyre, duke krijuar një pamje më estetike dhe të personalizuar.
Ideja e këtij opsioni ishte paralajmëruar më herët nga kreu i Instagramit, Adam Mosseri, ndërsa testime të hershme të funksionit ishin zbuluar që në vitin 2022 nga studiues të aplikacioneve.
Me opsionin “Edit Grid”, përdoruesit mund të mbajnë postime të caktuara të gozhduara në krye, ndërsa pjesa tjetër e përmbajtjes mund të riorganizohet sipas dëshirës, duke ndryshuar tërësisht pamjen vizuale të profilit.
Meta ka deklaruar se funksioni është vonuar, por është zhvilluar me kujdes për të garantuar një përvojë më të qëndrueshme dhe më intuitive për përdoruesit në mbarë botën.
Flaka
















