Taravari: VLEN-i ishte në Qeveri kur ALTA Banka hyri në Maqedoninë e Veriut, sot po kërkon fajtorë te të tjerët

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Nëntor, 2026 18:38

Taravari: VLEN-i ishte në Qeveri kur ALTA Banka hyri në Maqedoninë e Veriut, sot po kërkon fajtorë te të tjerët

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka akuzuar eksponentët e VLEN-it për shmangie të përgjegjësisë politike lidhur me hyrjen e ALTA Bankës në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, VLEN-i ishte pjesë e Qeverisë në shtator të vitit 2025, kur banka hyri zyrtarisht në vend, dhe vazhdon të jetë pjesë e saj edhe sot.

Taravari, duke komentuar reagimet e fundit të përfaqësuesve të VLEN-it për çështjen e ALTA Bankës, thotë se bëhet fjalë për një rast të amnezisë politike selektive, ku përgjegjësia kërkohet te të gjithë, përveç atyre që kanë qenë në pushtet në momentin e hyrjes së bankës.

“ALTA Banka hyri zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut në shtator të vitit 2025. Në atë kohë, pjesë e Qeverisë ishte edhe VLEN-i. VLEN-i vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë edhe sot”, deklaroi Taravari.

Ai ka kritikuar reagimet e eksponentëve të VLEN-it, duke i cilësuar si përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësisë.

“Duke i parë reagimet e sotme të eksponentëve të VLEN-it, duket se kemi të bëjmë me një rast klasik të amnezisë politike selektive: fajtorët kërkohen gjithandej, vetëm jo aty ku duhet!”, u shpreh ai.

Kreu i ASH-së rikujtoi se partia e tij, sipas tij, kishte paralajmëruar me kohë për rreziqet që mund të sillte hyrja e bankës, veçanërisht në aspektin e ndikimit ekonomik dhe financiar të Serbisë në vend.

“Që nga momenti kur u bë publike hyrja e kësaj banke, ngritëm shqetësimin se përmes saj mund të zgjerohej ndikimi i botës serbe në Maqedoninë e Veriut, kësaj radhe edhe në sferën ekonomike dhe financiare”, theksoi Taravari.

Ai shtoi se paralajmërimet e Aleancës për Shqiptarët ishin mbështetur edhe në shqetësimet e përmendura në raportin e Komisionit Evropian lidhur me ndikimin e botës serbe në Maqedoninë e Veriut.

“Fatkeqësisht, askush nuk deshi t’i dëgjonte vërejtjet tona”, tha ai, duke shtuar se marrja seriozisht e këtyre paralajmërimeve mund të kishte mundësuar parandalimin e problemit që në fillim.

Taravari e cilësoi debatin aktual politik si një lojë të hedhjes së fajit nga njëra palë te tjetra, ndërsa qytetarët, sipas tij, po mbeten dëshmitarë të kësaj përplasjeje pa marrë përgjigje për përgjegjësinë konkrete.

“Ndonjëherë, përgjegjësia nuk matet me atë se sa mirë arrin ta hedhësh fajin te të tjerët, por me atë se çfarë ke bërë kur ke pasur mundësinë ta parandalosh problemin!”, përfundoi Taravari. Gazeta Flaka

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Nëntor, 2026 18:38
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“