Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 22:52

Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse

Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit për katër media të lidhura me Rusinë, në bllokun evropian.

Vendimi u mor pavarësisht një paralajmërimi nga Moska se çdo veprim i tillë do të shkaktonte kundërpërgjigje të shpejtë.

Mediat që u ndaluan janë ‘Zëri i Evropës’, agjencia e lajmeve ‘RIA Novosti’ dhe gazetat ‘Izvestia’ dhe ‘Rossiyskaya Gazeta’, me arsyetimin se ato “kanë luajtur rol thelbësor në mbështetjen e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Këshilli Evropian në një deklaratë.

Vendimi është pjesë e raundit të 14-të të planifikuar të sanksioneve kundër Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë, që filloi në vitin 2022. Blloku evropian ka sanksionuar më parë mediat tjera shtetërore ruse ‘Russia Today’ dhe ‘Sputnik’.

BE-ja kishte paralajmëruar për masën në fillim të kësaj jave, duke bërë që zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova të paralajmëronte: “Ne do të përgjigjemi me shpejtësi rrufeje dhe me pasoja jashtëzakonisht të rënda për perëndimorët”.

Nuk ishte e qartë se si do të kundërpërgjigjet Moska.

Në një intervistë me gazetën ‘Izvestia’, kreu i departamentit ndërkombëtar të Sindikatës Ruse të Gazetarëve (RUJ) e quajti ndalimin e BE-së ‘të paligjshëm’ dhe tha se çështja duhej të ishte vendosur nga një gjykatë.

Timur Shafir tha se ndalimi do të parandalonte rusishtfolësit që jetonin në pjesë të Evropës, që dikur kanë qenë nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik, të kenë qasje në atë që ai e quajti ‘informacion alternativ’ mbi ngjarjet botërore./VOA

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 22:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?