BDI: Çfarë hipokrizie: Izeti Mexhiti flet për ‘thyerjen e mitit të BDI-së

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Dhjetor, 2024 09:52

BDI: Çfarë hipokrizie: Izeti Mexhiti flet për ‘thyerjen e mitit të BDI-së

Izeti Mexhiti, një individ që për dy dekada ka mbajtur pozitat më të larta në Bashkimin Demokratik për Integrim, sot, në mënyrë hipokrite, flet për “thyerjen e mitit të BDI-së”. Për dy dekada, Mexhiti shfrytëzoi pozitat që i dha BDI – si nënkryetar i partisë, kryetar i degës së Çairit dhe tre mandate si kryetar komune – për të realizuar interesat e tij personale dhe të klanit të tij familjar, akuzuan nga BDI.

“Por njerëzit nuk janë naivë. Shqiptarët e dinë mirë se Mexhiti është simbol i korrupsionit, nepotizmit dhe keqqeverisjes. Ai është fytyra e asaj që pengoi zhvillimin dhe përparimin e shqiptarëve në Çair dhe më gjerë. Tani, me fjalët e tij boshe për “thyerje mitesh”, ai përpiqet thjesht të fshehë paaftësinë dhe dështimin e tij për t’iu përshtatur standardeve të reja të llogaridhënies”, thuhet në reagimin nga BDI.

Ai nuk ka asnjë të drejtë morale të flasë për këtë, thonë nga atje.

“Revolti i tij ishte vetëm paknaqësia pse ai nuk mundeshte të jetë pjesë e qeverisë së BDI-së dhe arsyeja është e qartë: ai nuk mundi të kalonte testin e integritetit dhe transparencës që BDI dhe procesin e gjerë të vetting-ut kundër korrupsionit që kërkojhet nga çdo përfaqësues i partisë dhe qytetarëve. Izeti Mexhiti nuk e ruajti dot pozicionin e tij, jo sepse BDI është “mit”, por sepse veprimet dhe mënyra e tij e punës nuk përputheshin me standardet e reja të transparencës dhe përgjegjshmërisë. Pikërisht për këtë arsye ai vendosi të largohej nga partia dhe të krijonte të tijën, me të vetmin qëllim – të hynte në qeveri me çdo kusht, pavarësisht mungesës së legjitimitetit, reaguan nga BDI.

BDI, vijon kumtesa, mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të transparencës, antikorrupsionit dhe përgjegjshmërisë.

“Qytetarët meritojnë politikanë që përfaqësojnë interesat e tyre, jo agjenda personale. Shqiptarët nuk do të mashtrohen nga politikanë si Izeti Mexhiti, i cili ndërtoi karrierën e tij mbi abuzime dhe manipulime, dhe tani përpiqet të fajësojë partinë për gabimet e tij. Koha e Izeti Mexhitit ka mbaruar, dhe e ardhmja e shqiptarëve qëndron te politikat e bazuara në ndershmëri dhe vlera të vërteta”, përfundon kumtesa nga BDI. FM

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Dhjetor, 2024 09:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?