BDI për Mickovskin: Demonizimi i kundërshtarëve dhe fabrikimi i krizave imagjinare

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2024 09:57

BDI për Mickovskin: Demonizimi i kundërshtarëve dhe fabrikimi i krizave imagjinare

Deklaratat e fundit të kryeministrit Mickoski janë një përsëritje e një taktike të njohur nga manuali i çdo regjimi autoritar të dështuar: shpikja e “armiqve” për të mbuluar paaftësinë për të udhëhequr, reaguan nga BDI

Ai nuk duhet të impresionohet me retorikën e tij, sepse kjo qasje – demonizimi i kundërshtarëve dhe fabrikimi i krizave imagjinare – është një strategji e vjetër, që gjithmonë dështon përballë realitetit. 

Në përpjekje për të heshtur shqiptarët nga reagimi për degradimin e Marrëveshjes së Ohrit, Mickovski përpiqet të kërcnon me shpikje për tentativa destabilizimi nga BDI. 

 Në të njëjtën kohë, politikat e supozuara “anti-korrupsion” të hartuara nga pallati luksoz i partisë më të pasur në Evropë nuk janë asgjë më shumë se një mbulesë për mungesën e tij të vizionit. 

 Ndërsa inflacioni po rëndon çdo familje, ndërsa integrimi evropian është i bllokuar dhe ndërsa marrëdhëniet ndëretnike janë në teh, Mickoski vazhdon politikat e përçarjes dhe demonizimit. 

Kjo qasje është një dëshmi e qartë e paaftësisë së tij për të udhëhequr dhe për të adresuar krizat që e kanë çuar vendin në një rrugë pa krye. 

Mickoski ka më shumë se dy vite që me një fushatë dhe propagandë të egër ushqen sentimentin anti-BDI duke dashur që dështimet tre dekadëshe të shtetit që burrojnë nga korrupsioni i partive Maqedonase t’ia faturoj BDI-së dhe shqiptarëve, e me këtë të arsyetoj qasjen selektive që është duke e bërë në luftën kundër këtij fenomeni. 

Qytetarët e kuptojnë se një lider që ndan dhe përqendrohet në “armiq imagjinarë” nuk është i aftë të zgjidhë problemet reale që ata përballen. 

Në vend që të sjellë një perspektivë të re dhe të çojë vendin drejt integrimit evropian, Mickoski po e çon Maqedoninë e Veriut në izolim dhe regres. 

BDI mbetet e përkushtuar për të mbrojtur Marrëveshjen e Ohrit, stabilitetin ndëretnik dhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut. 

Shqiptarët dhe gjithë qytetarët do të refuzojnë politikat e përçarjes dhe do të kërkojnë një lidership që sjell drejtësi, zhvillim dhe barazi për të gjithë. 

Mickoski duhet të kuptojë se qytetarët nuk mund të mashtrohen më me retorikën e tij të vjetër dhe të njohur – ata e shohin qartë se kjo është vetëm një mbulesë për mungesën e vizionit, reagon BDI.

264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2024 09:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?