BDI: Qeveria pa legjitimitet, sulm’oi harmoninë ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Dhjetor, 2024 11:51

BDI: Qeveria pa legjitimitet, sulm’oi harmoninë ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit

Përfundon sot një javë gjatë së cilës u demonstrua qartë agjenda e qeverisë pa legjitimitet për të provokuar harmoninë ndëretnike, për të sulmuar Marrëveshjen e Ohrit dhe për të kufizuar të drejtat kolektive të komuniteteve në këtë shtet, të ndërtuara me shumë mund e sakrifica, thuhet në njoftimin e BDI-së.

“Gjithçka nisi me vendimin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese për të ekzekutuar urdhrat e partisë, duke realizuar iniciativat që VMRO-DPMNE ka dërguar për të sfiduar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe duke vazhduar seancën, pavarësisht largimit të gjykatësve nga komunitetet etnike.
Për më tepër, thirrjet për debat publik për rinegocimin e Marrëveshjes së Ohrit janë një sulm direkt ndaj themeleve të harmonisë sonë ndëretnike. Vetëm qëndresa e qytetarëve parandaloi këtë ekzekutor partiak të destabilizojë ekuilibrat etnikë të ndërtuar me shumë mund e sakrifica.

Përderi sa kryeministri vazhdon të heshtë ndaj thirrjeve tona për të tërhequr këto iniciativa nga Gjykata Kushtetuese, qeveria e tij vazhdon kufizimin praktik në përdorimin e gjuhës shqipe. Këtë javë pamë qartë sesi në ligjet që qeveria dërgon në Kuvend, gjuha shqipe po eliminohet, në kundërshtim të plotë me Ligjin aktual për Përdorimin e Gjuhëve”, thuhet në njoftim.

BDI sqaron se Ministri i Arsimit ka propozuar një ligj që synon supremacinë monoetnike në proceset arsimore, duke imponuar himnin maqedonas në të gjitha shkollat, pavarësisht përkatësisë etnike të nxënësve, dhe duke krijuar një asimetri gjuhësore dhe kulturore në bazat e të dhënave arsimore.

“Ndërkohë, për polikanët shqiptarë në këtë qeveri, të përzgjedhur nga VMRO për të luajtur rolin e përfaqësuesit të shqiptarëve, nuk mund të thuhet asgjë.
Ata janë një faktor me zero ndikim për shkak të frikës ndaj padronit të tyre, dobësisë dhe korrupsionit të tyre të përditshëm, duke dëmtuar kështu të gjitha arritjet drejt barazisë”, thuhet nga BDI.

BDI siç potencon do të vazhdojë të godas këtë agjendë anti-shqiptare të kësaj qeverie me legjitimitet monoetnik dhe sjelljen e korruptuar të të ashtuquajturve përfaqësues shqiptarë, që kanë kthyer përfaqësimin politik në një farsë.

“Qytetarët meritojnë përfaqësim dinjitoz, mbrojtje të të drejtave të tyre dhe garantimin e vlerave të ndërtuara mbi Marrëveshjen e Ohrit. Ne do t’i mbrojë këto parime deri në fund. Shkurt e shqip:Kthim prapa s’ka!”, shtojnë nga BDI.

46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Dhjetor, 2024 11:51
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë