BDI: Skandalet dhe hipokrizia e Shasivarit nuk kanë fund, ligji dhe Kushtetuta nuk negociohen

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Tetor, 2026 15:35

BDI: Skandalet dhe hipokrizia e Shasivarit nuk kanë fund, ligji dhe Kushtetuta nuk negociohen

BDI ka kritikuar ashpër ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivari, për modelin e propozuar për provimin e jurisprudencës, duke e cilësuar atë si cenim të të drejtave gjuhësore të studentëve shqiptarë. Partia kërkon që provimi të mbahet tërësisht në gjuhën shqipe, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Propozimi i ministrit të Drejtësisë është skandaloz. Në vend që të kërkojë zbatimin konsekuent të ligjit dhe respektimin e Kushtetutës, ai u thotë studentëve: ‘Hajde të merremi vesh ta shkelim Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ta shkelim Kushtetutën dhe ta bëjmë provimin pak shqip e pak maqedonisht’”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas partisë, qëndrimi aktual i Shasivarit bie ndesh me deklaratat e tij të mëparshme për të drejtën e studentëve që provimin e jurisprudencës ta japin në gjuhën shqipe.

“Por, me t’u ulur në kolltukun e pushtetit, ai nxori nga sirtari propozimin e Karakamishevës dhe sot e mbron atë me fanatizëm, pikërisht para studentëve, të cilëve dje u njihte të drejtën që sot përpiqet t’ua mohojë”, thekson BDI.

Partia vlerëson se çështja e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës nuk mund të trajtohet përmes kompromiseve politike, duke paralajmëruar për, siç e cilëson, përkeqësim të pozitës së shqiptarëve në vend.

“Hipokrizia nuk ka fund! Ky degradim i pozitës së shqiptarëve po merr përmasa alarmante. Të drejtat kushtetuese dhe ligjore nuk mund të shndërrohen në objekt pazaresh politike, aq më pak nga ata që kanë detyrimin t’i mbrojnë dhe t’i zbatojnë ato”, thuhet në reagim.

BDI u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë që ta dënojnë propozimin e Ministrisë së Drejtësisë, pavarësisht përkatësisë partiake, duke shprehur mbështetje për kërkesat e studentëve.

“Ne jemi me studentët, me të drejtën e tyre kushtetuese dhe ligjore dhe me parimin se ligji duhet të zbatohet, jo të negociohet në dëm të të drejtave të shqiptarëve”, deklaron partia.

Në fund të reagimit, BDI thekson se studentët duhet të kenë mundësinë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, njësoj si provimet e tjera shtetërore, sipas interpretimit të saj të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi.

“Studentët nuk kanë nevojë për kompromise që cenojnë të drejtat e tyre. Kanë nevojë për zbatim të ligjit!”, përfundon reagimi i BDI-së.

Debati për provimin e jurisprudencës vazhdon pas takimit rreth dyorësh mes ministrit Shasivari dhe përfaqësuesve studentorë, i cili përfundoi pa marrëveshje përfundimtare. Modeli i propozuar nga Ministria parasheh që 84 për qind e provimit të zhvillohet në gjuhën shqipe dhe 16 për qind në gjuhën maqedonase, ndërsa studentët këmbëngulin që provimi të mbahet 100 për qind në shqip. Për çështjen pritet të ketë takime të tjera, ndërsa ministri ka paralajmëruar edhe kërkimin e mendimit nga Komisioni i Venedikut. Gazeta Flaka

45

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Tetor, 2026 15:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut