Begaj mirëpret Mexhitin: “Mirëseerdhe në shtëpinë tënde”!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 19:55

Begaj mirëpret Mexhitin: “Mirëseerdhe në shtëpinë tënde”!

“Mirëseerdhe në shtëpinë tënde”! Me këtë fjali presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj priti në Presidencë, zv.kryeministrin e parë dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Në takim, që u zhvillua gjatë vizitës së parë zyrtare në Shqipëri të zv.kryeministrit Mexhiti, presidenti Begaj uroi zëvendëskryeministrit Mexhiti detyrën e re dhe rezultatin zgjedhor, ndërsa u diskutua bashkëpunimi në të gjitha fushat mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me ç’ rast marrëdheniet mes dy vendeve u vlerësuan të shkëlqyera, me synim të zgjerimit të vazhdueshëm.

Diskutimet u përqendruan në projekte me interes strategjik për të dy vendet, siç është edhe Koridori 8.

“Ndërlidhja infrastrukturore dhe bashkëpunimi i gjithanshëm përbëjnë një prioritet të qeverisë së re në Shkup, ku shkëmbimi i përvojave pozitive, sidomos në fushat e investimeve të huaja direkte, zhvillimit të turizmit, dhe qarkullimit të lirë të qytetarëve, që është një gur themeli për zhvillim të qëndrueshëm”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se tjetër temë kyçe e diskutimeve ishte bashkëpunimi në përpjekjet euroatlantike, një proces ky që kërkon koordinim të vazhdueshëm dhe angazhim të përbashkët për të përmbushur synimet tona strategjike. /SHENJA/

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 19:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?