Berisha për ngjarjet në Kuvend: Hyrja e policisë, një akt puçist

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 20:01

Berisha për ngjarjet në Kuvend: Hyrja e policisë, një akt puçist

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi antikushtetues aktin e hyrjes së forcave speciale në parlament, duke drejtuar akuza të ashpra ndaj kryetares së Parlamentit dhe ministrit të Brendshëm.

Z. Berisha sqaroi para gazetarëve se forcat speciale lejohet të hyjnë ne Parlament vetëm me vendim të Kuvendit dhe në raste të jashtëzakonshme.

“Veprimet e djeshme janë tipike të një diktaturë. Dhe unë dëgjova opinionistë të krahut qeveritar se këto kanë ndodhur. Nuk kanë ndodhur kurrë! U them unë atyre që policia të hyjë në parlament, nuk ka ndodhur kurrë!

Pra, fut RENEA-an, në të cilën dihet që ka kriminelë, trafikantë dhe një prej tyre ishte ai i tregoi revolen deputetit të PD. Unë e përgëzoj deputetin Luan Baçi për përgjigjen që i dha dhe ftoj çdo qytetar t’u japë këtyre banditëve përgjigjen që meritojnë. Pra, po ta marrësh, po këta nuk kanë as ligj dhe as Kushtetutë, ato ishin akte puçiste,” u shpreh z. Berisha.

Kreu i demokratëve e nisi konferencën për shtyp me një lajmërim, një denoncim politik. Ai tha se gjyqtaret e Kushtetueses janë nën presion për të cilësuar përgjimet në platformat e koduara telefonike si të paligjshme.

“Ato komunikime janë labirintet më drithëruese të botës së krimit në Shqipëri. Ato komunikime dëshmojnë se si politika ka shfrytëzuar bandat dhe bandat politikën për qëllime nga më antiligjoret, më çnjerëzoret. Por dëshmojnë se si Skrapi i partisë merr peng, zbaton urdhra, mbyll dosje, përdor pengje për interesat e veta, vjel ryshfete, majmen e pasurohen si kriminelë nga bashkëveprimi me organizatat kriminale. Në ato dokumente, ekziston i gjithë universi i krimit elektoral,” deklaroi z. Berisha.

Javën e ardhshme PD-ja ka njoftuar se do të protestojë në Strasburg para Parlamentit Evropian./RTSH

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 20:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?