Biden: Do të ndalojmë dërgimin e armëve në Izrael nëse hyn në Rafah me sulm gjithëpërfshirës

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 20:00

Biden: Do të ndalojmë dërgimin e armëve në Izrael nëse hyn në Rafah me sulm gjithëpërfshirës

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se nëse Izraeli hyn në Rafah me një sulm në shkallë të gjerë, ai do të ndalojë dërgimin e armëve në këtë vend, transmeton Anadolu.

Në intervistën e tij për CNN, Biden foli për situatën në Gaza dhe qëndrimin e SHBA-së në rast se Izraeli do të nisë një sulm tokësor gjithëpërfshirës në Rafah.

Lidhur me ndalimin nga administrata e tij për dërgesën e bombave prej rreth 900 kilogramëshe në Izrael javën e kaluar, duke komentuar se “Civilët në Gaza u vranë si rezultat i këtyre bombave dhe mënyrave të tjera në të cilat (Izraeli) hyri në qendrat e popullsisë civile”, Biden pranoi se bombat e prodhimit amerikan janë përdorur në vrasjen e civilëve palestinezë në Gaza.

Pasi rikujtoi se ata shumë herë më parë e kanë paralajmëruar Izraelin të mos ndërmarrë sulm gjithëpërfshirës tokësor kundër Rafah, Biden theksoi se ai e ka thënë qartë këtë edhe në bisedën e tij të fundit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Nëse ata hyjnë në Rafah, nuk kanë hyrë ende (me një sulm gjithëpërfshirës). Nëse hyjnë, atëherë e kam thënë në mënyrë të qartë se nuk do të dërgojë armët që përdoren në Rafah dhe qytete të tjera”, tha Biden.

Duke nënvizuar se ata janë ende të angazhuar për të garantuar sigurinë e Izraelit, Biden shtoi se bashkë me këtë do të ndalojnë dërgimin e disa armëve, bombave dhe predhave të artilerisë që Izraeli përdor në vendbanimet civile.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 20:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?