Reshje të dendura bore në të gjithë vendin. Mbulesë dëbore prej 20 centimetrash është formuar në Maqedoninë jugperëndimore
Për shkak të temperaturave të ulëta dhe erërave të forta veriore, pritet të ketë ngrica. Në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit është dhënë alarm portokalli për reshje të dendura bore, ndërsa në juglindje alarmi i verdhë për reshje bore me erëra të forta.
Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” thonë se gjatë gjithë ditës po pastrojnë borën me të gjitha mjetet teknike dhe njerëzore dhe se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.
Komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore në rrugë të lagështa me skllotë në rrugë. Nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të dobëta deri në mesatare bore, ndërsa kushtet për reshje të dobëta bore do të vazhdojnë edhe të martën. Temperaturat e mëngjesit dhe të ditës do të jenë nën zero.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
12 Janar, 2025 22:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.