Bursa për studime postuniversitare jashtë vendit

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Shkurt, 2025 18:17

Bursa për studime postuniversitare jashtë vendit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria vazhdojnë të ofrojnë mbështetje financiare për shtetasit e Maqedonisë, të cilët do të regjistrohen në studimet universitare, postuniversitare ose në doktoraturë në një nga universitetet më të mira në botë sipas ranglistës së Shangait. Janë shpallur konkurset e bursave për vitin akademik 2025-2026, ndërsa afati i aplikimit është deri më 12 shtator, informoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

“Qëllimi i ndryshimeve është që të sigurohet efektiviteti i kësaj mase, e cila kushton shumë, duke pasur parasysh se studimi në universitetet më të mira është jashtëzakonisht i shtrenjtë dhe çdo vit paguajmë deri në 40 mijë dollarë vetëm për të mbuluar tarifën e regjistrimit, por përveç kësaj, mbulohen edhe shpenzimet e ushqimit, akomodimit dhe transportit të studentëve tanë.”, – deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Në konkurs mund të aplikojnë qytetarët e Maqedonisë, të cilët në vitin akademik 2025/2026 do të regjistrohen në njërin nga dhjetë universitetet e para të renditura nga të gjitha drejtimet, gjegjësisht në njërin nga 100 universitetet e para të renditura në fushën e shkencave teknike, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, të drejtës ndërkombëtare, ekonomisë etj, sipas listës së fundit të publikuar nga Qendra për Universitete të Klasit Botëror në Universitetin e Shangait “Jiao Tong”.

Për bursistët mbetet detyrimi që pas marrjes së diplomës të kthehen në Maqedoni. Nëse studenti brenda tre muajve pas diplomimit punësohet në një kompani nga lista e 500 më të mirëve të “Fortune” jashtë vendit, atëherë ai mund të qëndrojë jashtë Maqedonisë maksimumi tre vjet, me qëllim të fitojë përvojë ndërkombëtare korporative, pas së cilës fillon detyrimi për të punuar në vendin e tij dyfishin e kohës së studimeve, theksoi Janevska. Nëse kandidati vendos të mos kthehet në vend, pra nuk përmbush detyrimet e kontratës së nënshkruar, do të duhet të kthejë fondet, aq sa i ka paguar ministria për studimet, më së voni brenda dy viteve pas përfundimit të studimeve.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Shkurt, 2025 18:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?