Michael Carrick ka dërguar një mesazh të qartë për tifozët e Manchester Unitedit, duke pranuar se skuadra ka humbur disi drejtimin, por duke shprehur besimin se do të rikthehet në nivelin e dëshiruar.
“Ndeshja kundër Comos ishte e dobët. Kjo nuk është e pranueshme për Manchester Unitedin. Për të qenë i sinqertë, kemi humbur disi rrugën tonë”, u shpreh Carrick.
I pyetur për aftësinë e tij për ta drejtuar skuadrën, ai u përgjigj me bindje: “100%, jam i sigurt”.
Trajneri theksoi se klubi është më i rëndësishëm se çdo individ dhe se synon të rikthejë frymën e punës, përulësinë dhe unitetin në dhomën e zhveshjes.
Carrick përmendi gjithashtu trashëgiminë e Sir Alex Fergusonit dhe Sir Matt Busbyt, duke theksuar se nuk do të lejojë që vlerat dhe qëndrueshmëria e klubit të humbasin.
“Jam i bindur se do të rikthehemi. Jam gati dhe kam besim, përndryshe nuk do të isha këtu”, përfundoi ai.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
23 Tetor, 2026 15:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.