Mesfushori i Vikingut, Kristoffer Askildsen, ka reaguar ashpër ndaj Michael Olise pas përjashtimit të francezit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Vikingut dhe Bayern Munichut, e cila përfundoi 3-3.
“Kur e hodhi topin, mendova me vete: ‘Çfarë budallai!’”, deklaroi Askildsen, sipas raportimeve të mediave.
Olise mori dy kartonë të verdhë brenda pak sekondash. Fillimisht u ndëshkua për një faull ndaj Zlatko Tripiçit, ndërsa kartonin e dytë e mori pasi ia hodhi topin në fytyrë kapitenit të Vikingut.
Ky ishte kartoni i parë i kuq në karrierën e tij dhe si pasojë do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Bayern Munichut kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
Bayern ishte në epërsi 3-2 kur Olise u përjashtua, ndërsa Vikingu shënoi në minutën e fundit për të barazuar rezultatin në 3-3.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
14 Tetor, 2026 22:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.