Çfarë i tha Inzaghi ultrasit të arrestuar të Interit për biletat e kërkuara për finalen e Kupës së Italisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 22:49

Çfarë i tha Inzaghi ultrasit të arrestuar të Interit për biletat e kërkuara për finalen e Kupës së Italisë

Zbulimet e fundit konfirmojnë se trajneri i Interit, Simone Inzaghi, kishte biseduar me Marco Ferdico, një ultra i Nerazzurrëve i arrestuar si pjesë e një operacioni të shkallës së lartë të hënën në mëngjes, në lidhje me sigurimin e biletave shtesë për finalen e Kupës së Italisë 2023.  

Raportet të hënën në mëngjes konfirmuan se 19 persona, përfshirë shumë ultras të Interit dhe Milanit, janë arrestuar.  

Sipas La Gazzetta dello Sport, 16 janë burgosur ndërsa tre janë në arrest shtëpiak.  

Hetimi filloi në fillim të shtatorit, pas vrasjes së Antonio Bellocco, një anëtar drejtues i grupit Curva Nord të Interit, i cili rezultoi në arrestimin e shokut të tij ultra të Nerazzurëve, Andrea Beretta.  

Shumë prej të arrestuarve të hënën thuhet se kanë lidhje me familjet mafioze nga rajoni i Kalabrisë dhe kanë kryer krime të rënda, duke përfshirë zhvatjen e biletave dhe pijeve, si dhe raste të tjera të krimit të organizuar dhe metodave të lidhura me mafien në dhe rreth “San Siros”.  

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, televizionet kanë zbuluar se trajneri i Interit, Simone Inzaghi, kishte një bisedë me Marco Ferdicon, i cili i kishte kërkuar trajnerit të siguronte bileta shtesë për finalen e Kupës së Italisë kundër Fiorentinës në maj 2023.  

Për atë finale, vetëm 1000 bileta ishin vënë në dispozicion për seksionin Curva Nord, ndërsa Ferdico kishte kërkuar që të viheshin në dispozicion edhe 200 shtesë.  

Gjatë një bisede në telefon, Ferdico thuhet se kishte kërcënuar me grevë të tifozëve nëse nuk zgjidhej çështja e biletave.  

Në përgjigje, Inzaghi tha se do të fliste me menaxherin e klubit Riccardo Ferri, si dhe me Beppe Marottan, CEO në atë kohë dhe tani president i klubit, si dhe me zëvendëspresidentin Javier Zanetti.  

Përgjimet e telefonave zbuluan se Inzaghi tha se do të fliste me drejtuesit e Nerazzurrëve dhe do të raportonte atë që ata thanë.  

Ferdico më pas këmbënguli që Marotta të kishte fjalën e fundit dhe kërkoi që Inzaghi të fliste me të drejtpërdrejt, personalisht për të zgjidhur çështjen e biletave. /Telegrafi/  

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 22:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?