Cilat janë shqetësimet e gjykatësve shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Dhjetor, 2024 22:46

Cilat janë shqetësimet e gjykatësve shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese?

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nga radhët e BDI-së ka ndarë për publikun qëndrimin e dy gjykatësve kushtetues shqiptarë, sa i takon kundërshtisë së tyre për mekanizmin e “balancuesit” i cili u shfuqizua muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese, për siç bëhet e ditur me mbivotim dhe mbi baza kombëtare.

Gjykatësit nuk hedhin poshtë faktet që çojnë te ajo se ky mekanizëm është keqpërdorur, por thojnë se ai siguron parimin kushtetues – përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë.

Gjykatësit gjithashtu hedhin poshtë si të pabazë edhe arsyetimin se i njëjti mekanizëm është konsumuar, pasi siç thonë, ende ka nevojë për të njëjtin.

Njoftimi i plotë i Osmanit:

Më 9 Tetor 2024, Gjykata Kushtetuese, në një përbërje njëetnike, rrënoi parimin themelor të Marrëveshjes së Ohrit – përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Gjykatësit shqiptarë ngritën zërin, por askush nuk i dëgjoi. Me arrogancë dhe përçmim, pa asnjë votë nga komunitetet, u shkatërrua një shtyllë thelbësore e barazisë. Për shqiptarët u vendos pa shqiptarët.

Kjo është piskama e tyre, një thirrje e argumentuar që kërkonte drejtësi, që u bëri apel kolegëve të mos ndërmerrnin një vendim kaq të padrejtë ndaj shqiptarëve. Por si dikur në vitet ’90, zërat e tyre u injoruan, u nënçmuan dhe u mbivotuan.

Ja mendimi i ndarë i gjykatësve:

Mendim i Ndarë:

Dr. Osman Kadriu

Naser Ajdari

Me gjithë respektin për qëndrimin e shumicës së gjyqtarëve të shprehur në Vendimin U.nr.90/2024 të datës 9 tetor 2024, shprehim shkurtimisht arsyet për të cilat nuk pajtohemi me vendimin për shfuqizimin e dispozitave dhe akteve të lartpërmendura. Më konkretisht, me dispozitivin e vendimit shfuqizohet shprehja juridike “përkatësia e komunitetit” nga dy ligje, përkatësisht nga Ligji për të Punësuarit në Sektorin Publik dhe Ligji për Nëpunësit Administrativë.

Duam të theksojmë menjëherë se shprehja juridike – përkatësia e komunitetit, është një institucion kushtetues dhe, si e tillë, një kategori kushtetuese. Si rezultat, vendimi i lartpërmendur shfuqizon një kategori kushtetuese që lidhet me “përkatësinë e komunitetit”. Duke u nisur vetëm nga ky aspekt dhe kriter, vendimi është antikushtetues. Në tekstin vijues të arsyetimit, referenca “përkatësia e komunitetit” është elaboruar në mënyrë të përshtatshme.

Fillimisht, do të shprehemi për dy konstatime që përshkojnë referatin U.nr.90/2024 dhe që shumica e gjyqtarëve i kanë shprehur në të gjithë vendimin. E para, se dispozitat e lartpërmendura të cituara në ligjet që shfuqizohen, janë abuzuar në praktikë. E dyta, që “balancuesi” ka përmbushur qëllimin dhe nuk është më i nevojshëm.

Lidhur me konstatimin e parë, pajtohemi se ka pasur abuzime që janë reflektuar në mënyra dhe forma të ndryshme. Por gjithashtu është e vërtetë se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të shprehet për abuzimet e mundshme të dispozitave të shfuqizuara apo të “balancuesit” në praktikë. Kjo është kompetencë e institucioneve përkatëse dhe organeve të tjera shtetërore. Gjykata Kushtetuese vlerëson kushtetutshmërinë e dispozitave ligjore konkrete dhe merr vendim për to.

Lidhur me konstatimin e dytë, se nevoja për “balancuesin” është përmbushur apo konsumuar, qëndrimi ynë është diametralisht i kundërt. Nevoja për “balancuesin” mbetet një mekanizëm juridik aktiv, i cili siguron zbatimin e parimit kushtetues – përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë. Ky mekanizëm është i nevojshëm dhe do të mbetet i tillë për aq kohë sa Amendamenti VI i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është në fuqi juridike.

Kategoria kushtetuese – “përkatësia kombëtare”, është një element konstituiv i vlerës themelore të përcaktuar me Kushtetutë, që lidhet me përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë. Pa përcaktimin e këtij elementi, organi që bën përzgjedhjen objektivisht bëhet i paaftë të zbatojë siç duhet këtë parim kushtetues. Përkatësia kombëtare është një kusht i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm për zbatimin e këtij parimi kushtetues.

Me shfuqizimin e dispozitave të dy ligjeve, si dhe të akteve nënligjore të përmendura në dispozitivin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, faktikisht pezullohet mekanizmi juridik që siguron respektimin dhe zbatimin korrekt të këtij parimi kushtetues.

Vendimi është marrë mbi baza kombëtare, përmes mbivotimit, duke vendosur kundër të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe në kundërshtim me vlerën themelore – të drejtën për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë. E konsiderojmë këtë vendim si të paligjshëm dhe me pasoja serioze juridike.

Për këto arsye, mbetemi në mendimin tonë të veçantë të argumentuar.

Gjykatës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut:

Dr. Osman Kadriu

Naser Ajdari

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Dhjetor, 2024 22:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?