Çmimet e larta të energjisë elektrike! Qytetarët me ankesa, EVN nervozohet me mediumet!

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shkurt, 2025 18:13

Çmimet e larta të energjisë elektrike! Qytetarët me ankesa, EVN nervozohet me mediumet!

Vazhdon revolta e qytetarëve nga faturat e larta të EVN-së për muajin dhejtor dhe janar. Ata kanë vërshuar punktet e pagësës së EVN-së për të dorëzuar ankesa për faturat e larta. Ekipi jonë u tentua të pengohet nga persona të EVN-së që të kryejnë punën  e saj për të informuar rreth revoltës së qytetarëve.

Edhe një herë tentuan ta pengojnë ekipin e Televizionit Klan pasi që erdhëm këtu se qytetarët kanë raprotuar për çmimet e larat të energjisë elektrike.

Gazetari: Prisni për tek, për të paguar faturat?

Qytetari: Kemi ardhur ankesë me bë sepse shumë na kanë ardhur faturat, muajt e fundit shumë na ka ardhur mbi 40 mijë denar na ka ardhur fatura e këtu kemi ardhur 30 vetë presim vetëm një sportel punon dhe presin rradhë.

Gazetari: Prej kur jeni këtu?

Qytetari: Gati një orë e gjys.  Askush nuk përgjigjet, presim për ankesë askush nuk vjen të paraqitet.

Qytetar: “15 mijë denarë më ka ardhur erdha për tu ankuar 15 mijë më kanë shënuar rrymën, do ta tregoi edhe letrën, 15 mijë denarë…”

Qytetari: “Për maujin e 12-të më ka ardhur 12.600 denarë mu ka duk shumë s’kam pasur ta paguajë, e ndeza koftorin me dru, përsëri dallimi është 100 denar se kuptoi, ja për tre muaj janë 30 mijë denarë, çka me raportu nuk lëviz askush nuk punojnë.”

Nga EVN për Klan Macedonia fajin për çmimet e hedhin tek Komisioni Rregullator për Energjetike dhe shtojnë se gjithçka varet nga konsumi që realizohet gjatë muajit.

“Për çmimin e energjisë elektrike vendos Komisioni Rregullator për Energjetikë. Shuma e faturës për çdo muaj dhe çdo konsumator në veçanti, varet nga konsumi që realizohet gjatë muajit. EVN Home, në nivel të territorit të shtetit, ka pranuar 1385 kërkesa për korrigjim të faturës në muajin janar 2025 dhe 898 kërkesa në muajin dhjetor 2024. Vitin e kaluar në periudhën e njejtë (janar 2024) kompanija ka pranuar 1857 kërkesa për korrigjim të faturës dhe 923 kërkesa në muajin dhjetor 2023.”

 Shumë qytetarë thanë se nëse EVN vazhdon me këtë rritëmdo të ngriten për të protestuar për çmimet marramendëse që ju vijnë nga kjo kompani.

275
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shkurt, 2025 18:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
275
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?