Zv/kryeministri Arben Fetai thotë se, përpjekjet e BDI-së për t’ua hedhur fajin të tjerëve për dështimet dhe zgjedhjet e tyre të gabuara nuk mashtrojnë askënd, tranzmeton zhurnal.
“Duhet ta themi qartë dhe zëshëm: deputetët e BDI-së, me Ali Ahmetin në krye, kanë zgjedhur me dorën e tyre në Kuvend çdo anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Pa BDI-në, asnjëri prej tyre nuk do të ishte aty. Kjo gjykatë, e cila sot bën politikë, mban vulën e BDI-së dhe është produkt i pastër i saj.
Përpjekjet e BDI-së për t’ua hedhur fajin të tjerëve për dështimet dhe zgjedhjet e tyre të gabuara nuk mashtrojnë askënd. VLEN, së bashku me shqiptarët e këtij vendi, është garanca e vetme për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të fituara. Bashkë, do të mbrojmë të drejtat tona dhe do të ndërtojmë zgjidhje më të mira për popullin tonë!”, ka shkruar Fetai.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
8 Dhjetor, 2024 15:09 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.