Data 11, liderët e Frontit Evropian dalin para Gjykatës Kushtetuese: Po rezikohet gjuha shqipe

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Dhjetor, 2024 17:51

Data 11, liderët e Frontit Evropian dalin para Gjykatës Kushtetuese: Po rezikohet gjuha shqipe

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij nga tenda ku po qëndrojnë protestuesit “Rojet e gjuhës” ka theksuar se jemi këtu para kësaj gjykate sepse po na rezikohet gjuha jonë e cila na është e garantuar dhe me një proces dialogues.

 Ahmeti nga sheshi i Shkupit ka dërguar disa porosi në drejtim të kryeministrit Hristjan Mickovski duke theksuar se ky shtet është i përbashkët dhe mos guxoni të prekni aty ku na dhemb më së shumti sepse për këtë është derdhur gjak.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot i është bashkuar qytetarëve shqiptarë që po qëndrojnë para gjykatës kushtetuese ku po qëndrojnë qindra qytetarë duke iu drejtuar të pranishmëve Sela tha se gjuha jonë është gjuha më e vjetër e që njeh civilizimi. Sela apeloi se ju themi se është mirë të heqin dorë dhe të mos nxisin tensione ndëretnike sepse kjo nuk kontribuon në ndërtimin e shtetit multietnik.

 Sela ka apeluar pushtetin dhe gjykatën kushtetuese që të ndalin këtë hov antishqiptarë sepse për këto të drejta që ne gëzojmë sot kemi njerëz dhe familjarë tanë që kanë dhënë më sublimen jetët e tyre, andaj mos na detyroni që sërish ti mbrojmë këto të drejta.

Krytari i PDE-së, Arjanit Hoxha nga tenda ku po qëndrojnë qidra protestues para gjykatës kushtetuese për të mbrojtur gjuhën shqipe ka theksuar se do të qëndrojnë aty deri në momentin e kur do të kenë garanci se gjuha shqipe nuk do të preket pasi kjo gjykatë për të tretën herë është gjenerator i tensioneve ndëretnike dhe kthimin e asaj që ne ekmi fituar me mund.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Dhjetor, 2024 17:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?