Data 11, Qoku: Nuk mbështesim asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese 

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Dhjetor, 2024 14:59

Data 11, Qoku: Nuk mbështesim asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese 

Deputeti nga radhët e koalicionit VLEN, Bekim Qoku thotë se nuk duhet mbështetur asnjë vendim i kësaj Gjykate kushtetuese që po përdoret nga BDIja për të nxitur trazira ndëretnike.

“Nuk mbështesim asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese që mbivoton anëtarët shqiptarë të gjykatës. Vendimet njëetnike janë të papranueshme dhe s’kanë të bëjnë me drejtësi, veçanërisht ata që prekin të drejtat e shqiptarëve.

Nuk duhet mbështetur asnjë vendim i kësaj Gjykate kushtetuese që po përdoret nga BDIja për të nxitur trazira ndëretnike sepse ajo është tani në opozitë.

Nuk duhet mbështetur kjo Gjykatë Kushteruese e Salim Muratit dhe e gjykatësve të saj aktual të instaluar aty nga i sh pushteti abuziv as për abrogimim e mekanizmit të balancuesit, as për temën e ligjit për gjuhët. Këta vendime nxiten nga BDI vetëm për interesa të ngushta.

VLEN do të bëjë çmos që të parandalojë skenarë ogurzeza të organizuara nga një prej strukturave më korruptive politike të Ballkanit. Do të bëjë çmos që të mos preket asnjë ligj e normë që ka të bëjë me shqiptarët.

Përndryshe, balancuesi do të zëvendësohet me një ligj më të plotë e të drejtë, ashtu siç do të propozojë ligji i gjuhëve duhet të avancojë deri në barazi të plotë gjuhën shqipe që e flet një populli me përbërje prej 30%.”, ka shkruar Qoku.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Dhjetor, 2024 14:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?