Padyshim jam e lumtur që u kuptua që gjërat nuk ndërtohen nga kulmi, por duhet të ndërtohen nga baza dhe besoj që kjo ka qenë arsyeja që është tërhequr ligji, shprehet Dauti.
Kërkova fjalë për të shprehur kënaqësinë që kemi normal si deputetë të Frontit Europian, por mbi të gjitha edhe si përfaqësues të qytetarëve të cilët këto ditë poashtu po aq sa ne kanë qenë të shqetësuar me njërin nga propozim ligjet i cili ishte pjesë e debatit publik, por edhe brenda Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. E kam fjalën për ligjin për arsim të mesëm i cili në disa pika shkon në kundërshtim me kohezionin ndëretnik që duhet ta kemi dhe respektin reciprok. Prandaj unë e përshëndes këtë kthjellim të Qeverisë, të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë dhe padyshim dua të them që edhe në të ardhmen do të duhet që ligjet të cilat janë të karakterit të kësaj natyre, por edhe të ligjeve të tjera do të duhet të përmbajnë një debat shumë më të gjërë ashtu që në fund të fundit të gjithë ato ligje të cilat sillen nga të gjithë ne të jenë në shërbim të gjithë qytetarëve, thotë Ilire Dauti, Aleanca për Shqiptarët – Fronti Europian.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
20 Dhjetor, 2024 14:52 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.