Dauti: Kuvendi nuk e respekton gjuhën shqipe, dokumentet sillen vetëm maqedonisht!

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2024 23:36

Dauti: Kuvendi nuk e respekton gjuhën shqipe, dokumentet sillen vetëm maqedonisht!

Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti e ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk respekton gjuhën shqipe, pasi dokumentet sillen vetëm në një gjuhë e jo edhe në shqip.

“Ligjet në kuvend sillet vetëm në gjuhën maqedone, nuk respektohet gjuha shqipe. Nga informacionet që unë kam, asnëj ligj nuk vjen në dy gjuhë, por vetëm në gjuhën maqedone. Besoj se do të ketë ndryshim, sepse kështu nuk vazhdohet. Është e pamundur që kjo të ndodh rastësisht dhe aksidentalisht, dyshoj në një marrëveshje VMRO-ZNAM dhe VLEN. Unë reagova e para kur erdhi ligji I propozuar nga ministri i Shëndetësisë dhe ishte vetëm në gjuhën maqedone, sot e kësaj ditë nuk kam marrë asnjë përgjigjë për reagimin tim”, tha Dauti.

Dauti tha se kjo qeveri është stagnim dhe kthim pas. Sipas saj, Maqedonia e Veriut edhe pse u nda nga Republika e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, akoma ende nuk flitet për ndryshimet kushtetuese. /tvklan.mk

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2024 23:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?