Deklarata e djeshme e presientes Siljanovska Davkova në fokus të mediave greke

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 20:45

Deklarata e djeshme e presientes Siljanovska Davkova në fokus të mediave greke

Deklarata e presidentes Gordana Siljanovska Davkova se ajo personalisht “nuk mendon se shkel Kushtetutën dhe nuk mendon se mospërdorimi i emrit kushtetues mund të shkaktojë probleme” është sot në fokus të mediave greke, si në edicionet onlajn ashtu edhe në lajmet e disa televizioneve, njoftoi korrespondentja e MIA-së nga Athina

Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA në tekstin me titull “Siljanovska: Mospërdorimi i emrit Maqedonia e Veriut nuk përbën shkelje të Kushtetutës”, detajisht e transmeton deklaratën e presidentes gjatë konferencës së përbashkët të djeshme për shtyp me homologët e saj nga Mali i Zi, Jakov Milatoviq dhe të Shqipërisë, Bajram Begaj, në të cilën ajo kujton se dokumentet e saj, ato që i nënshkruan, ato që zotëron etj, janë me emrin kushtetues, por edhe si person ka të drejtë, “që nga Sokrati e deri më sot, në kuadër të lirisë dhe të mendimit, shprehjes së lirë të mendimit, të shprehem ashtu siç shprehem dhe nuk mendoj se është shkelje as e Kushtetutës as e të drejtës ndërkombëtare”.

Paralelisht, ANA-MPA transmeton edhe deklaratën për pjesëmarrjen e kreut të diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis, në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Teksti i agjencisë greke të lajmeve është marrë nga pothuajse të gjitha edicionet onlajn të mediave, të cilat e transmetojnë me tituj të ndryshëm, ndër të cilët “Maqedonia e Veriut: Përsëri provokon Siljanovska – Nuk është shkelje termi Maqedoni”; “Maqedonia e Veriut: Siljanovska insiston – Nuk do të shkaktojë problem mospërodrimi i emrit kushtetues”; Siljanovska përsëri provokon: Mospërdorimi im i emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut nuk është shkelje e Kushtetutës”.

Edicioni i sotëm i gazetës “Ta nea” bën fjalë për pjesëmarrjen e kreut të diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis në Samitin dhe në tekstin me titull “Shtrëngimi i parë i duarve në Shkup pa provokime”.

“Shtrëngimin e parë të durave me një anëtar të Qeverisë greke dje kishte presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, e cila në Shkup takoi ministrin e Punëve të Jashtme, Jorgos Gerapetritis, në kuadër të Samitit vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore”, shkruan gazeta.

Gazeta thekson se Gerapetritis ishte ulur pranë presidentes dhe shton se vetë Samiti, në të cilin folën 13 përfaqësues nga vendet e rajonit, “përfundoi pa u regjistruar asnjë provokim i ri në lidhje me përdorimin e termit “Maqedoni” nga Siljanovska.

125
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 20:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
125
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?